Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosë në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si landë me zgjedhje tue nisë që nga klasat e 5’sta.

Dy gjuhët e miratueme nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit kanë me qenë landë me zgjedhje tue fillue nga klasat e pesta, raporton AA.

Simbas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga zyrtarët e ministrisë, mësohet se në kuadër të projektit “preferenca ime asht turqishtja”, i zhvilluem në Prill të vitit të kaluem nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit të Turqisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës asht mbajtë “Festivali i 4’t tradicional i fëmive”, për nxënësit të cilët mësojnë turqishten si landë me zgjedhje në shkollat shtetnore të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në këtë kuadër në Tetor të vitit të kaluem mes Ministrisë turke të Arsimit dhe Universitetit Trakya ishte nënshkrue protokolli i bashkëpunimit me qëllim për me mundësue që nxanësit të kenë njohuni të kulturave të ndryshme, dhe transmetimin ndaj brezave të ardhshëm të gjuhëve dhe dialektet që “jetojnë” në Turqi.

Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, mbasi u pregadit dhe u vlerësue edhe me kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit.

Mbas procesit të vlerësimit të programit kanë nisë punimet për pregaditjen e teksteve mësimore. Nxanësit që nga viti i ardhshëm mësimor kanë me mujt me i mësue gjuhët shqipe dhe boshnjake si landë me zgjedhje në shkolla që nga klasa e 5’stë./JavaNews

SHPËRNDAJE