Manchester City ka mposhtur Arsenalin 2 me 1 për ta kthyer në “pozitën e zakonshme”, atë të katërtën.

“Topçinjtë” udhëhoqën të parët në Etihad me golin e Theo Walcottit në minutën e pestë. Dy golat për Cityn erdhën në pjesën e dytë. I pari shënoi Leroy Sane në minutën e 47-të, ndërsa Raheem Sterling në minutën e 71-të.

Tani City del në pozitën e dytë në tabelë me 36 pikë, shtatë më pak se Chelsea që prin i vetëm. Arsenali mbetet në kuotën e 34 pikëve në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Liverpooli me një takim më pak.

SHPËRNDAJE