Pas të gjitha skandaleve të njëpasnjëshme dhe sidomos pas dështimit të shtetit Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kosovës sepse është Kryeministri më i dështuar që ka pasur Kosova dhe rajoni, tuhet nga anetare te LDK-së dhe intelektuale shiptare ne Zvucer te prire nga Shefqet Dibrani, shkrimtar, transmeton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”.

 

Ka ardhur momenti kur strukturat politike të LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS ta ngritin zërin e tyre kundër degradimit të partisë dhe shtetit që ia ka sjellë një kryetar teknokrat dhe me bindje komuniste siç është Isa Mustafa.

Isa Mustafa është personi i cili me librezën e LKJ në xhep është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës në Ekzil dhe pa qen kurrë anëtarë i LDK-së është zgjedhur Kryetar i LDK-së. Karriera e Isa Mustafës shënon vetëm disfatat të cilat si askush ai ka ditur t’i shes për suksese. Isa Mustafa i ka humbur tri palë zgjedhje lokale dhe dy palë zgjedhje nacionale dhe nuk ka dhënë dorëheqje.

Ai bënë thirrje për shtetin ligjor por vet nuk i respekton ligjet e Kosovës. Ai garanton se askush nuk është mbi ligjin, por qartë dihet se ai ka akuza të ngritura për keq menaxhimin e 3% në diasporë dhe sidomos Fondit “Huaja Popullore”, për të cilën ai ka qenë përgjegjës në cilësinë e ministrit për Ekonomi dhe Financa.  Isa Mustafa thërret opozitën për dialog por është Isa Mustafa ai që i ka përjashtuar nga dialogu Degët e LDK-së në Diasporë dhe kurrë s’ka pranuar të ulet në biseda me ta. Isa Mustafa njeh vetëm friken sepse në ndërgjegjen e tij nuk ka qytetari, s’ka burrëri, s’ka demokraci dhe s’ka shtet ligjor.

Tashmë iu vërtetua edhe nga ekspertet e partisë së tij se Demarkacioni me Malin e Zi ka qen një nënshkrim, një marrëveshje në dëme të Kosovës për të cilën ai me dhjetëra herë është deklaruar se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë dhe se me dhjetëra here është zotuar se nuk i tërheq nënshkrimet, andaj qytetarët e Kosovës, dhe sidomos strukturat e LDK-së duhet ta shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit urgjent të Isa Mustafës nga posti i kryeministrit të Kosovës dhe ta ndëshkojnë edhe ekipin mbështetës të tij për këto dëme dhe fatkeqësi që ia sollën Kosovës qoftë në planin kombëtar e qoftë në atë ndërkombëtar.
Isa Mustafa duhet të shkarkohet dhe me te duhet të shkojnë edhe ekipi i tij, në kryeministri dhe në LDK, si dhe të demaskohen analistët dhe gazetarët që pa pra mbrojnë vijën tradhtare të Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Sepse: Isa Mustafa ka përgjegjësi historike për ndarje me muri të betonuar Qytetin e Mitrovicës,  pastaj si kryeministër ai ka përgjegjësi të drejtpërdrejt në vrasjen e të riut Astrit Dehari në burgun e Prizrenit. Isa Mustafa ka përgjegjësi për përjashtimin e Diasporës nga proceset politike në vend. Isa Mustafa është përgjegjës për lëndimin e procesit demokratik dhe është shantazhuesi publik në Degët e LDK-së në Diasporë. Pastaj ai është përgjegjës për lëndimin e procesit zgjedhor në Forumin e Gruas të LDK-së dhe në Forumin e Rinisë të LDK-së. Pastaj Isa Mustafa duhet të gjykohet për fyerje dhe gjuhën perverse,   për shprehjet vulgare dhe veprimin e tij kokë më vete si  teknokrat komunist, që kanë rezultuar me humbjen katastrofale të LDK-së në Drenas, duke e bërë Isa Mustafën njeriun më përgjegjës për gjendjen e keqe në LDK, për të gjitha raportet e shëmtuara për Kosovën, për korrupsionin e lartë, për kapjen e shtetit dhe për rezultatet tejet të dobëta në raportin PISA, ku Kosova radhitet ndër vendet me nivelin ma të ulët arsimor, prandaj Isa Mustafa është përgjegjës për kapjen e shtetit  dhe për anarkinë politike përgjithësisht në Kosovë.

Prandaj, si anëtarë i LDK-së që nga dhjetori i vitit 1989, veprimtar dhe themelues i nëndegës së LDK-së në St. Gallen,  delegat në Kuvendin themelues të Degës së LDK-së në Zvicër, tre herë delegat i degës së LDK-së në Zvicër për Kuvendin e LDK-së në Kosovë (1984, 1989 dhe 2015), në dy të parët pjesëmarrës dhe në të fundit i përjashtuar nga Isa Mustafa, por më shumë në cilësinë e shkrimtarit dhe autorit të një duzine librash,  i bëjë thirrje publike popullit të Kosovës për ta shkarkuar Isa Mustafës nga posti i Kryeministrit si dhe apeloj tek strukturat e LDK-së për të nisur iniciativën për shkarkimin e tij edhe nga posti kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Prandaj bëjë këtë thirrje publike që:

1)   Deputetet në Kuvendin e Kosovës që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme për t’i nisur procedurat për shkarkimin e Isa Mustafës nga posti i Kryeministrit të Kosovës.

2)   I ftojë strukturat e LDK-së, përkatësisht delegatet e LDK-së, që edhe ata ti mbledhin nënshkrimet për një Kuvend të jashtëzakonshëm për t’i nisur procedurat e brendshme partiake për ta shkarkuar Isa Mustafën edhe nga posti i kryetarit të LDK-së.

3)   Po ashtu i ftojë strukturat e LDK-së, për t’i nisur procedurat urgjente për ta shkarkuar Isa Mustafën, nga posti i Kryeministrit të Kosovës, nëse këtë gjë nuk e bëjnë deputetet e Kuvendit të Kosovës.

4)   I ftojë qytetarët e Kosovës, veçmas elektoratin e LDK-së që t’i nisin marshimet dhe protestat masovike për ta larguar nga skena politike Isa Mustafën, përgjegjësin kryesor të kaosit politik në Kosovë, për të dal nga kriza e thellë politike, që politikat e tij destruktive e ka futur Kosovën në qorrsokak.

5)   E ftoj Bashkësinë Ndërkombëtare, veçmas SHBA-në, Gjermaninë, Anglinë, Italinë dhe vendet tjera të Quintit, që të bëjnë një hetim për lëndimin e procesit zgjedhor në Degët e LDK-së në Diasporë, me theks të veçantë për shantazhet publike, për dhunën fizike, për kërcënimet e vazhdueshme kundër Kryetarit të Degës së LDK-së në Zvicër, përkatësisht autorit të kësaj thirrjeje publike, për të par deri ku ka shkuar krimi politik i Isa Mustafës.

6)   I ftoj të gjitha strukturat politike dhe të drejtësisë në Kosovë, si dhe organizatat që monitorojnë zgjedhjet e brendshme partiake, nëse duan ta reformojnë Kosovën që t’i hetojnë shkeljet e mëdha në proceset e brendshme zgjedhore në LDK, sidomos tash së fundi ato në FG dhe FR të LDK-së, zgjedhje këto që kanë lënduar rënd procesin e brendshëm zgjedhor në këtë parti

SHPËRNDAJE