Moslargimi i Atifete Jahjagës nga posti i presidentes do të dërgojë në moskalimin e amendamenteve kushtetuese. Pas LDK-së, tash edhe AKR-ja, kërcënon me mosvotim të ndryshimeve. Kreu i këtij subjekti politik Behgjet Pacolli ka thënë për KTV-në, se deputetët e partisë së tij, nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese në rast se presidentja Jahjaga nuk dorëhiqet nga detyra e presidentes ashtu siç e obligon marrëveshja politike e arritur mes liderëve politikë, Thaçi, Mustafa e Pacolli. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Behgjet Pacolli ka kërkuar respektim të marrëveshjes politike, e cila marrëveshje Jahjagën e bëri presidente. Sipas Pacollit, presidentja do të duhej që menjëherë të jepte dorëheqje.

SHPËRNDAJE