Sulmuesi i kombëtares franceze, Karim Benzema, e pranon se Spanja është favorite në ndeshjen që do të zhvillojnë këto dy skuadra, të shtunën, në Donjesk, në kuadër të çerekfinales në Euro 2012.
Humbja e “Gjelave” me rezultati 2:0 kundër Suedisë në ndeshjen e fundit në Grupin D, bëri që skuadra e tij të “peshkojë” kampionët e botës. Benzema mendon se kombëtarja e tij duhet të përmirësohet shumë nëqoftëse dëshiron që të shkojë edhe më larg në këtë Evropian. “E ngushëllojmë veten tonë me kualifikimin, por nëse duam të bëjmë diçka në këtë Evropian, nuk duhet të përsëritim më një paraqitje të tillë. Shumë prej lojtarëve në ndeshjen kundër Suedisë nuk luajtën mirë, përveç Hugo Lorisit. Kundër Spanjës, e cila është një skuadër që luan në sulm, do të kemi më shumë hapësira. Megjithatë ajo mbetet favorite, pasi është një ndër ekipet më të mira në botë. E rëndësishmë është që jemi ende këtu, por tashmë duhet të pushojmë pak dhe t’i rikthehemi menjëherë punës”, ka theksuar Benzema.

SHPËRNDAJE