Asnjë ministër britanik nuk do të jetë prezent në stadium të dielën në Kiev për ndeshjen çerekfinale mes Anglisë dhe Italisë, në shenjë proteste për abuzimin e qeverisë ukrainase ndaj të drejtave të njeriut.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësit e qerverisë britanike që gjithsesi nuk hodhën poshtë mundësinë e një prezencë zyrtare në finale nëse Anglia arrin deri në fund të rrugës në Euro 2012.

Në qendër të kritikave ndaj qeverisë ukrainase nga shumë vende perëndimore mbetet cështja e procesit dhe arrestimit të lideres së opozitës dhe ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.

SHPËRNDAJE