Barcelona fillon nga puna për merkaton e verës. Drejtuesit e katalanas janë përgatitur për një revolucion të vërtetë dhe pritet që në merkato të bëjnë disa goditje tepër të rëndësishme dhe të afrojnë lojtarë cilësorë.

 

I pari në listë është Filipe Kutinjo, që prej kohësh është kthyer në një lojtar të dëshiruar në Barcelonë. Braziliani i Liverpulit është duke kaluar një formë të shkëlqyer edhe në këtë sezon, teksa po udhëheq “The Reds” drejt rikthimit në Ligën e Kampionëve.

 

Ndërkohë mësohet se Barcelona ka gati një ofertë të majme për të. Katalanasit pritet të ofrojnë plot 51 milionë euro, shifër që gjithsesi është e vogël në krahasim me atë që kërkon klubi anglez që nuk dëshiron ta shesë yllin e ekipit.

 

SHPËRNDAJE