Paul Pogba është një tip shakaxhi, kjo nuk është aspak risi.
Mesfushori i Manchester United shpesh mund ta shohim duke e shijuar jetën, sidomos pas përfundimit të sezoneve, kur lojtarët kanë kohë për relaks dhe të shijojnë diellin në plazhe.

Sidoqoftë, një gazetare e ESPN vendosi të udhëtojë drejt Los Angelesit aty ku po qëndron francezi për pushime, për të zhvilluar një intervistë me të.

Pogba ishte i shoqëruar nga trasnferimi i ri i Manchester United, Romelu Lukaku i cili iu bashku Djajve të Kuë për 75milionë funta këtë javë.

Ashtu si mund ta shihni në videon e mëposhtme, në një moment Pogba rehatohet më shumë se që duhet me gazetaren, pasi e shtyen atë në pishinë pasi humbet në një lojë spontane. /Sportali.net

SHPËRNDAJE