Dark Mode Light Mode

Hysaj merr ofertë 40 milionëshe nga klubi për të cilin ka bërë tifo nga fëmijëria.

 

Elseid Hysaj nuk pritet të mbetet edhe shumë gjatë në Napoli.

Advertisement

 

Mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Shqipërisë, po shkëlqen me Napolin në dy vitet e fundit në Serie A.

 

Vetëm disa javë më parë ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2020, mirëpo e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Napoli.

 

Mediat italiane kanë shkruar se shqiptari është bërë objektivi madhor i Interit për afatin kalimtar të janarit.

 

Inter është e gatshme të ofrojë një shumë të çmendur prej 40 milionë eurove për shqiptarin si dhe njërin nga futbollistët, Davide Santon ose Danilo D’Ambrosio.

 

Edhe pse Napoli e vlerëson shumë mbrojtësin e djathtë, duket se oferta e Interit është e parefuzueshme.

 

Kujtojmë që Interi është skuadra e ëndrrave për Hysajn, i cili në intervistat e mëhershme kishte treguar se ka bërë tifo gjithmonë për ‘Neroazzurrët’, ndërsa idhulli i tij është legjenda argjentinase e Interit, Javier Zanetti

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 20 =

Previous Post

Pochettino e zëvëndëson Simeonen te Atletico?

Next Post

Ne Beograd mbahet takimi i parë për librat shqip pas takimit në Ramës dhe Vuçiqit ne Nish

Advertisement