Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar sot dënimin e shkallës të dytë të një kosovari me tetëmbëdhjetë vjet burg, për vrasje, i cili kishte eliminuar dorasin  e  xhaxhait të tij, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Berna duke u thirrur në burimet e Tribunalit Federal.

 

Bernë, 19 prill

 

Autori i gjakmarrjes, erdhi në Zvicër për të nxjerrur hakun në një anëtari  të familjes së  “hasmuar”  i cili  klan kishin vrarë kohë më parë xhaxhain e tij.  Për të cilën vepër Gjykata Federale (TF) e ka konfirmua denimin ndaj tij me 18 vjet burg, nojftona agjencia informative zvicerane ATS.

 

Ky i ri kosovar i cili për disa vite ju kishte shmangur drejtëisë zvicerane  ishte dënuar në vitin 2010 nga ana  Gjykatës së Qarkut në Laufenburg (AG). Ai po i përgjigjej në vrasjen e një shoku në vitin 1997.

 

Në emër të “Kanunit”, të një “ligji tradicional shqiptar”, i riu, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë, kishte qëlluar jo më pak se shtatëmbëdhjetë të shtëna në kokë e viktimës së tij, një burrë 32 vjeçar , për ta bërë atë me të njëjtin fat që e kishte njohur xhaxhai i tij.

 

Në fund të fundit, TF konfirmoi  verdiktin. Në mbrojtjen e tij, vrasësi i gjakmarrjes kishte argumentuar se provat kundër tij ishin të papërdorshme për shkak se ata ishin nga të afërmit të cilët nuk ishin të informuar për të drejtën e tyre për të kërkuar ndihmë konsullore, ka shkruat agjencia zvicerane.

SHPËRNDAJE