EKSKLZIVE : “Kandidimi dhe fitorja ime për president të Serbisë do të ishte një rast historik për Serbinë dhe për  vetë serbët si dhe boshnjakët, shqiptarët të pajtohemi dhe të ecim bashkarisht përpara si popuj të barabart drejt Evropës…” ka deklaruar në intervistën eksluzive dhënë agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” njeriu numër një i Sanxhakut prof. Muamer Zukorlic dhe njëherit prentenduesi numër një në Serbi, kandidat për president. Myftiu Zukorlic duke kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës ka pohuar në vazhdim se prekja e kufijve të Kosovës është lojë me zjarrë e cila do të provokonte coptimin e Serbisë me rastin e Sanxhakun, me Vojvodinën dhe Luginën e  Preshevës. “Nëse Boris Tadic kërkon autonomi për serbët e Kosovë, këtë Beogradi nuk duhet mohuar as shqiptarëve të Luginës së Preshevës..” ka deklaruar kandidati për president të Serbisë z.Muamer Zukorlic

 

Prof. Muamer Zukorlic : Nëse bëhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën !

 

Novi Pazar (Sanxhak), 2 maj

 

 

Teksa Serbia është në ethet e fundit të zgjedhjeve të 6 majit, numri një i Sanxhakut Muamer Zukorliç ka deklaruar se nëse bëhet president i Serbisë, ai fillimisht do të njohë Republikën e Kosovës.

 

Presheva Jonë: Z.Zukorlic, tashmë jeni kandidat zyrtar për president të Serbisë, cfarë don të thotë kjo për ju dhe për Sanxhakun ?

 

 

PROF. MOAMER ZUKORLIC:   Normal është një vlerësim, besim i popullatës së Sanxhakut, boshnjakëve dhe të tjerëve në Serbi që unë të jem kandidat në radhët  e kandidatëve tjerë për president  të Serbisë. Kjo gjë neve na gëzon edhe më shumë na inkurajon dhe na bën të vendoshëm në realizimin e  synimeve dhe programeve tona për një Serbi të lirë, demokratike, të një vendi  të pa diskriminuar për askë, pra një vend që do të mund t’i gëzonte të të gjitha të drejtat e tyre në mënyrë të barabart,  pamvarësisht nga pikpamjet e tyre  ideolgjike, politike, religjioze apo nacionale.  Me kandidaturën time është një rast i mirë për qytetarët e Serbisë për ndryshime progresive, që ky shtet ta përmisoj imazhin e vetë të deritanishëm negativ në arenën ndërkombëtare, në rend të parë ndaj qytetarëve të saj të cilët me vite të tëra janë viktimë e politikës diskriminuese si ajo kundër Sanxhakut, boshnjakëve, ashtu edhe sikur dikur kundër shqiptareve të Kosovës e sot kundër atyre në Luginën e Preshevës. Nëse bëhem president i Serbisë, do t’i zgjedhim problemet me Kosovën. Me një fjalë ne do të angazhohemi sikur deri më tani për një të ardhme të sigurt dhe me  perspektivë për të gjithë, për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut me gjitha palët në rajon të pakënaqur me autoritetet aktuale serbe në Beograd. Pra, kandidimi dhe fitorja ime për president të Serbisë do të ishte një rast historik për Serbinë dhe për  vetë serbët si dhe boshnjakët, shqiptarët të pajtohemi dhe të ecim bashkarisht përpara si popuj të brabart drejt Evropës…

 

 

Presheva Jonë:  Siq keni dëgjuar në një intervistë për agjencinë tonë deputeti gjithpopullor i Luginës së Preshvës z.Riza Halimi ka dalur publikisht se shiqptarët e Luginës e kanë ndërmen që votat do t ju japin juve në zgjedhjet presidenciale për president. Si e keni pritur këtë lajm ?

 

PROF. MOAMER ZUKORLIC: Po, natyrisht e kam pritur shumë mirë dhe për këtë unë falenderoj z.Halimi dhe gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për ektë mbështetje që kanë shprehur dëshirën të votojnë për mua, për president. Mbetemi me shpresë se  gjithë boshnjakët në Serbi, sikur edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës bashkë me  turqit dhe muslimanët tjerë në Serbi të cilët duan të trajtohen si qytetarë të barabart të Serbisë me të gjitha të drejtat e tyre, ashtu siq e parshef programin ynë, të votojnë kandiditaturën time për t’ia arritur objektivave të ytre dhe tonat. Pranbaj shqiptarët e Luginës edhe pse nuk kanë propozuar kandidatin e tyre, unë ju siguroj se do të angazhohem për realizimine të drejtave të tyre kombëtare, sikur të isha kanditat i propozuarnga ana e tyre, ku do të angazhohem të mbrojë interest e tyre drejt realizimit të synimeve kombëtare duke filluar nga demilitarzimin e rajonit nga trupat e mëdha të xhandermerisë serbe, pastaj përdorimi i flamurit, lirimi i të burgosurve ndaj të cilëve po udhëhiqen procese të montuara politike, hapja e një niversiteti shqiptarë e kështu me radhë..përfshirë këtu  edhe zhvillimin ekonomik në rajonin i cili konsiderohet më i varfuri dhe me një  papunësi më të madhe në Evropë.
Presheva Jonë: para 2-3 ditësh keni anuluar një vizitë në Luginën e Preshevës, Cilat ishin shkaqet e këtij anulimi dhe kur do ta vizitoni Preshevën  ?

 

 

PROF. MOAMER ZUKORLIC:   Po, ashtu ishte në plan, por edhe neve nganjëherë na dështojnë agjendat, por kësaj radhe pa fajin tonë, por për shkaqe më shumë teknike, ku u shkaktuan disa telesha gjatë udhëtimit, në aeroport, vonesat..ku isha duke u kthyer nga shtetet e  Emirateve Arabe.  Por besojë se së shpejti do të realizojë këtë vizitë Luginës së Preshevës, për t’mos i  mbetur borxh, meqënëse edhe më parë kam qenë atje dhe kam admirim të madh për atë popull finsik dhe liridashës.

 

 

Presheva Jonë: z.Zurkolic, nëse nesër do të jeni president i Serbisë cilat do të ishin prioritet e juaja si presdient i një shteti. Mendoni se bashkëpnuimin, dialogun rajonal ta filloni me kërkim falje për krimet dhe gjenocidit serbë në Kosovë, Sanxhak, Bosnjë dhe kundër  gjithë joserbëve tjerë në ish-Jugosllavi ?

 

 

PROF. MOAMER ZUKORLIC:   Problemi më i vogël është të kërkosh falje, cka nuk mjafton ajo. Por cështja qëndron aty se pas kësaj falje se si duhet ecur përpara, të jetojmë të bashkarisht të lumtur dhe që t mos përsëriten gabimet më, duke ushtruar politika diskriminuese, të dhunës apo krime që jemi dësjhmitarë të decenieve  të fundit, të cilat  veprime nuk i takojnë botës së civilizuar, e as këtij shekulli. Tash edhe serbët duhet pranuar realitetie ri në Kosovë, me krijimin e shtetit të ri në Kosovë, proces ky i pakthyeshëm mbrapa. Unë dhe kushdo që të vinte president i Serbisë duhet të ndërrmerte si hapë të parë njohjen e Repulikës së Kosovës si shtet për vazhduar rrugën e proceseve të bashkëpunimit rajonal, si fqijnë të mirë drejt familjes së madhe të BE-së. Ne duhet të punojmë dhe të krijojmë kushte dhe një ambient pajtimi të popujve me perspektiva të sigurta, të bashkëpunimit në relacionin Novi Pazar-Beograd-Prishtinë-Sarajevë-Tiranë-Shkup-Podgoricë…dhe ky koncept, program bashkëpunimi në këto relacione do të lehtësonte zgjidhjen e problemeve tona përmes dialogut, sigurisht që do të reflektohej pozitivisht edhe në avancimin e proceseve demokratike dhe zhvillimin ekonomik, bashkë me luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Dhe mesazjhi im do të ishte për një pajtim të poujve të të ecur bashakrisht, sespe sot boshnjakët, serbët e shqiptarët më nuk kanë mendime si dikur  në shekullin e 19-të por kemi hyrë në një milenium të ri, me pltë vizione e ambie  të reja civiluizzese e  ide progresiste, me kthimin e besimit mes nesh, për të pasur një rajon stabil si politikisht ashtu edhe ekonomikisht me projekte dhe perpsektiva të reja dhe të qëndrueshme, aftagjate.

 

 

NESE BORIS TADIC KERKON AUTONOMI PËR SERBËT E KOSOVËS, KËTË TË DRJETË BEOGRADI NUK KA TË DREJTË T’JU MOHOJË SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

 
Presheva Jonë: sa herë kemi tensonim të situatës në Veri të Kosovës, të jetën situatë kemi edhe në Luginën  e Preshevës. ju si e shIfni të ardhmen e Veriut dhe Luignës, megjthse këtu  jepen hipoteza të ndyrshme herë bashkim me Kosovë e me Serbi, por edhe për këmbim të teritoreve. Jo për cfarë  professor Zurkolic ?

 


PROF. MOAMER ZUKORLIC:    Siq e dini Serbia është një shtet multientik dhe i ndërtuar në baza etnike, kush më shume e kush më pak numerikisht. Në poltikë dueht të ruhet një balance politik siq kemi problemimin e Republikës serbe dhe problemin e sanxhakut. Dhe përderisa Boris Tadic intersohet dhe kërkon një autonomi për serbët e Kosovës ketë gjë Beogradi nuk ka të drejtë t ‘ja mohojë as shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët numerikisht janë më shumë se sa serbët në Kosovë. Nëse flasim për automi apo reciprociteg poltik , mrealéisht më përpara ju takon autnomia shqiptarëve të Luginës  së Preshevës, të cilëve ju garanton Referndumi i 1-2 marsit 1992 se sa sergëve të Kosovës të cilët po insistojnë at ta fitojnë me barrikada. Prandaj, nuk duhet hapur opcione apo fronte të cilat pastaj do të ishte shumë vështirë t’i mbyllim duke vënë në pikpyetje stabilietin në rajon. Unë jam për mos prekjen e kufijve, të ruhet integirteti territorial i Republikës së Kosovës, ndryshe lëvizjet e  raj të kifijve është prekje e varrëve dhe lojë me zjarr dhe aty më nuk mund të flasim më për stabiliter për cka bashkësia ndërkombëtare me vite të tëra ka investuar për ketë stabilitet dhe paqe në rajon. Beogradi nuk duhet të harrojë se në ballkan nuk janë vetëm serbët e Kosovës por edhe  shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi , por edhe në Serbi kemi problemin e hungarezëve të Vojvodinës, pasatj boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës,  bullgarët e Serbisë etj…

 

 

MUSLIMANËT E LUGINËS SË PRESHEVËS NORMALISHT NË VEPRIMIN  ADMINISTRATIV DUHET TA NDJEKIN RRUGËN E SANXHAKUN, ME TË DREJTË BASHKËPUNIMI ME PRISHTINËN DHE TIRANËN…POR MEGJITHATË,  E DREJTË E TYRE ËSHTË TË VENDOSIN VETË

 

Presheva Jonë: Siq e dini Lugina e Preshevës është e banuar me popullatë shqiptare, por nga feja i përkasin të gjithë besimit muslimanë. Atëherë, besimatarët e  Luginës me kë duhet të mbahen me Prishtinën, Tiranën, Novi Pazarin apo Beogradin ?

 

PROF. MOAMER ZUKORLIC:    Shqiptarët, dmth muslimantët e Luginës së Preshevës duhet ndjekin koncpeptim e rrugës, oriemtimit të muslimanëve të Sanxhkut drejt vendit , shtetit ku jetojmë dhe veprjomë, natyrisht duke mos mosmohuar bashkëpumnimin fetar, e vëllazëror mes atyre në Prishtinë, Tiranë apo Shkup. Nëse Sanxhaku drejtohet  kah Sarajeva, apo Lugina kah Prishtina, e Kosova kah Tirana..atëherë cka muar vesh ?!  Prandaj, nëse jemi të organizuar në adminsitatën e mbrendshme të Serbisë atëherë edhe cështja fetare e  jonë sikur kjo në Sanxhaku ashtu edhe ajo në Luginë të Preshevës duhet të organizohet në mbrendinë e Serbisë.  Pa harruar këtu se bashkëpunimi fetar apo coftë kulturor, pëmes literaturës apo organizimeve tjera mes Luginës së Preshevës duhet vazhduar me Kosovën apo Shqipërinë. Fundja ne mednojmë kështu që Lugina të ndjek rrugën e orghanizimit të Novi- Pazarit, dmth atë të Sanxhakut, por nuk janë të obliguar, prandaj edhe në këtë drejitm mud të hapim dialogun dhe bisedimet dhe musliamnët e Luginës do të jenë ata vetë të vednosin se kah duan t’ia mabjnë, kah të orinetohen, siq thauni ju kad duhet t’i drejtojnë  antenat e tyre kah Sanxhaku, Kosova apo Shqipëria ajo është e drejtë e tyre legjitime.

 

 

 

EDHE NË LUFTËN KUNDËR GRUPACIONEVE EKSTREMISTE DUHET TË KET RECPIROCITET, SA TË FLITET E  LUFTOHET PËR AL-KAIDËN, PO AQ TË LUFTOHET EDHE ESKTRMIZMI SERB, BREVIKËT DHE MILOSHEVICËT TJERË NË SERBI DHE BOTË…

 

 

Presheva Jonë: Flitet në disa media, kyresisht në ato serbe se në Luginën e Preshevës veprojnë “grupe vehabiste”. sa janë këto të vërteta dhea mund të parqesin rrezik me këto grupacione ?

 

 

PROF. MOAMER ZUKORLIC:   Dalja në sipërfaqe e këtyre grupacioneve të njohur tashmë si grupe ekstremiste qofshin ato edhe vehabiste janë rezultat i krizave të cilat dalin zakonisht në rajonet e pas luftrave, në vendet në tranzicionit të cilat grupacione përpjken ra shfytëzojnë situatën për iks interesa. Këto grupe ekstermiste mund të jenë të rezikshme po aq sa ne i përkrahim. Nëse i përkarhim shumë kemi rrezik më shumë, nëse pak apo hiq, rreziku është më i vogël apo fare. Mendoj se sikur ne në Sanxhak edhe tek ju atje në Luginë nuk e kemi ket  problem apo rrezik të madh me ta. Ata dalin në sipërfaqe apo numri i tyre rritet nëse vazhdojnë përqarjet tona mes muslimanëve, mes Sanxhakut apo Luginës apo edhe në Kosovë dhe bashkë me të edhe krizat ekonomike e sociale. Në një shtet të dobët  ckas mund të ketë. Shteti i dobët është sikur uji i turbullt…dhe krejt normal aty mund të shfaqen grupacione dhe kush do tejtër mund ta shfrytëzoj këtë sitautë, kaos politik, ekonomik apo mosmarrëveshje fetare, në këtë arst mes muslimanëve. Pra, në një shtet jo stabil ekomikisht dhe politikisht bashkë me praninë e krimit të organizuar. nuk është cudi që në mesin tonë sot të kemi grupacione të atilla ekstremistë të tillë dhe pse jo nesër edhe lloj-lloj sektesh dche kështu shqoëria jonë, mjedisi ynë mund të ketë efekte negative.
Presheva Jonë: Sot në botë  përkujtohet vrasja e Ben Ladenit. Para një viit ju si e kishit prnauar lajmine vrasejes së tioj dhe aafrë mendoni për Al-Kaiden ?

 

 

PROF. MOAMER ZUKORLIC:   Fillimisht mund të them se feja jonë islame është kundër dënon energjikisht terrorizmit, pra islami është për paqe dhe dënon cdo dhunë nga kushodoqoftë mbi mbi dikë pamvarësiht se cfare kombi apo feje ai i takon. Akush nuk ka të drejtë t ja marr jetën, shpirtin dikujt në kEtë botë pos të madhit Allah i qofshim falë. Prandaj edhe  këtu kundër grupeve kriminale, grupeve ekstemiste, duhet të zhivllohet një luftë e pëbashkët, një luftë reciproke…e jo të fliet apo luftohet ta zëmë më shumë apo vetëm për veprat e Ben Ladenit apo Al-Kaidës dhe vetëm për grupe ismaliste, duke mbyllur sytë  kundër krimeve apo grupeve ekstremiste tjera si ato serbe, sikur ato të Karaxhit, brevikëve dhe  miloshevicëve tjerë në Serbi e në botë…

————————————

JA EDHE KOMENTET E JUAJA:

———————————

ZURKOLIC: NËSE BËHEM PRESIDENT I SERBISË, SË PARI DO TA NJOH REPUBLIKËN E KOSOVËS
www.preshevajone.com
Agjencia informative Presheva Jonë
SHPËRNDAJE