Ylli komunist në flamurin shqiptarë, në një gazetë zvicerane…VETVENDOSJA REAGON..

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Zvicër, ka reaguar ndaj gazetës zvicerane, e cila në edicionin e së dielës, në shtojcën e sportit, ka botuar flamurin shqiptar të kohës së komunizmit.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet:

“E nderuara redaksi e Blick-ut,

Në edicionin e djeshem të gazetës Sonntagsblick, në shtojcën e sportit, më saktësisht në faqen 15, keni shtypur flamurin shqiptar, i cili ka ndryshuar që nga 07. Prill 1992.

Flamuri kombëtar i Shqipërisë që nga data e lartëpërmendur nuk ka yll mbi shqiponjën dykrenare. Me shtypjen e ketij flamuri në gazetën e juaj, ju ia rikujtoni komuniteti shqiptar diktaturën komuniste, që zgjati mbi 50 vite në Shqipëri.

Duke ditur së jeni njëra ndër gazetave më të lexuar në pjesën gjermane të Zvicrës, ju lutemi të demantoni këtë gabim në edicionin e rradhës dhe të keni më shumë kujdes në të ardhmem”.

Vetëvendosje po ashtu u ka kërkuar me shkrim ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë që të reagojnë kundër këtij gabimi në gazetën BLICK./Indeksonline/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni