Vritet shqiptari nga Hani i Elezit në Siri

shqipsitiBashkim Bela, 23 vjeçari nga Shkupi, me origjinë nga Hani i Elezit u vra dje në luftimet në Siri në luftën kundër forcave qeveritare të Bashar al Assad.

Ai dyshohet se ishte pjesë e njësiteve ushtarake të ISIS. Deri tani bëhet e ditur se afër 15 të rinj nga Kosova janë vrarë në luftimet në Siri.

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe, në Alepo. / InA


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni