Emrat e disa prej viktimave kryesore të një grupi piratësh kompiuterikë që shënjestruan personazhe të famshme femra të botës së spektaklit u bënë të njohura sot.

Jessica Alba, Scarlet Johansson, Demi Lovato, Christina Aguilera dhe Selena Gomez janë midis atyre yjeve që iu sulmuan adresat personale, kompiuterat dhe aparatet telefonikë prej një grupi “hackers”.

Sipas revistës amerikane “TMZ”, burime brenda FBI-së janë pothuajse të sigurt se gjurmimet çojnë tek një njeri i vetëm, drejtuesi i këtij grupi piratësh kompiuterikë.

Në disa raste, video dhe fotografi kompromentuese të këtyre personazheve janë vjedhur për qëllime përfitimi nëpërmjet shitjeve ilegale në rrjet.

Ali Larter, Busi Philipps, Miley Cyrus, Emma Caufield, Addison Timlin, Renee Olstead dhe Venessa Hudgens janë emra të tjerë të njohur në këtë listë.

SHPËRNDAJE