VETEM PESE MINUTA…PROTESTA PARA QEVERISË

Para qytetarëve një fjalim rasti e mbajti Lorik Bajrami, nga organizata “Çohu”, i cili tha se kjo protestë mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj intervenimit të dhunshëm të Policisë së Kosovës ndaj protestuesve, të shtunën e kaluar.

OJQ’të kanë shprehur indinjatën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tyre ka legjitimuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Qindra qytetarë protestojnë para Qeverisë

Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët po protestojnë kundër veprimeve të policisë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes, më 14 dhjetor në pikat kufiatare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

“Qeveria policore dhunoi qytetarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës”, është motoja e protestës, e organizuar nga 25 organizata të shoqërisë civile.

Protestuesit herë pas herë brohorisin “Hajna, hajna”, “Albin Kurt”, “Vetevendosje”…

OJQ’të protestojnë

Mbi 25 organizata të shoqërisë civile, do të mblidhen sot nga ora 12.00 në një protestë, siç janë shprehur, kundër dhunës së ushtruar nga policia ndaj protestuesve më 14 janar.

Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë.

Përfaqësues nga shoqëria civile vlerësuan dje gjatë një konference për media se protesta është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik i garantuar me Kushtetutë dhe aktet ndërkombëtare.

Ata një ndërhyrje të tillë si më 14 janar, e quajtën sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve demokratike, vlerave dhe praktikave të saj.

OJQ-të, organizatore të protestës

Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres (INPO), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHRKS), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) Ec Ma Ndryshe (ECI), Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion (COHU), Rrjeti i Grupeve të Grave (RrRK), ATRC, Developing Together (DT), Community Building Mitrovica (CBM), Syri i Vizionit (SiV), Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Klubi për Politikë të Jashtme (KPJ), Liria, “Elena Gjika”, Këshilli Rinor Lokal Istog, Podguri, Qendra Rinore Istog, QR At Lorenc Mazreku, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), ATTA, Cultural Heritage Foundation – EUIRC, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).(Express)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni