Uka, jo te LDK-ja po te AKR-ja

Lutfi Haziri ua la fajin festave që djali i liderit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Ukë Rugova injoroi plotësisht manifestimin e 22 vjetorit të themelimit të LDK-së ku babai i tij Ibrahim Rugova e kaloi një jetë të tërë.

Por, vetëm 24 orë pasi që nuk iu bashkua dot përvjetorit të LDK-së, Ukë Rugova u paraqit në një manifestim të thjeshtë përmbyllës të vitit tek partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja.

Rugova ishte një prej mysafirëve të AKR-së, teksa Behgjet Pacolli shpalosi sukseset e tij të vitit 2011.

Ukë Rugova udhëheq me Listën Dr. Ibrahim Rugova dhe është deputet në Kuvendin e Kosovës, pjesë e koalicioni qeveritar me Thaçin e Pacollin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni