Promovohet libri “Me dy burra të Kosovës” nga autor Bajush Morina

Në Bibliotekën Kombëtare Universitare dje u promovua libri “Me dy burra te Kosovës” i gazetarit dhe publicistit Bajrush Morina. Në këtë promovim morën pjesë shumë personalitete të shquara të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëveprimtarë, miq e dashamirë të Ibrahim Rugovës, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

 

Prishtinë 31 korrik  –

Sipas Anton Nikë Berisha, bashkëveprimtar i ngushtë i Ibrahim Rugovës dhe redaktor i librit, autori në vepër i ka trajtuar dy nga figurat më të çmuara të vendit tonë. Ai shtoi se ndonjëherë njeriu, përmes llojeve të ndryshme, përmes formave të ndryshme të shqiptimit dhe të trajtimit të dukurive, ia del të ofrojë diçka shumë më të rëndësishme sesa përmes studimeve të mirëfillta e të mëdha “dhe pikërisht ndoshta këtu qëndron një nga rëndësitë kryesore të librit të autorit”.

Ibrahim Rugova shquhet për kontributin e e tij në dy fusha studimore- shkencore e politike. Përmes një varg veprash të rëndësishme, ai bëri kthehesh në pasurimin dhe zbatimin e mendimit modern të studimit të letërsisë dhe të interpretimit të veprave konkrete të artit tonë të fjalës. Asnjë studiues yni i periudhës kur Ibrahim i boti frytet e punës së vet, nuk pa si një përgatitje teorike moderne dhe nuk e zbatoi një dije aq të thellë në interpretimin veprave e të dukurive letrare” tha Berisha.

Edhe marrja me figurën profesor Mark Krasniqit në libër ndërlidhet me atë të Rugovës: edhe ai është ndër personalitetet më të shquara të botës sonë, veprimtarinë e t cilit e cilësuan dy përbërës të qenësishëm që nuk patën as më të voglën rënie deri në këtë çast: puna e mirëfilltë dhe e frytshme shkencore, pedagogjike dhe letrare dhe veprimtaria kombëtare, bërë me ndërgjegje dhe përkushtim të lartë” tha ndër të tjerash dr. Anton Berisha.

Kurse recensenti i librit Ramadan Musliu ka thënë se vlera e librit qëndron pikërisht edhe te interpretimi autorial që i bën Bajrush Morina një procesi politik të vështruar përmes dy personaliteteve pro eminente të kulturës dhe të politikës sonë, siç është doktor Ibrahim Rugova dhe Mark Krasniqi. Ndërkaq, Mark Krasniqi, njëri prej protagonistëve të librit që është gjallë, i falënderoi të gjithë shokët dhe miqtë e tij, e po ashtu edhe autorin, për botimin e një vepre të tillë. Ai tha se nuk kemi fjalë që ta falënderojmë Rugovën, i cili me punën e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek ne. Krasniqi tha se Ibrahim Rugova ka arritur që të krijojë miqësi shumë të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë e tjerë ndërkombëtarë. Ai tha se e ka përkrahur aSq sa ka mundur Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën gjë ai tha se ka marrë edhe kritika nga bashkëpartiakët e tij, që, siç tha ai, gjatë fushatave politike kërkonte që ta votojnë LDK-në e jo partinë e tij të cilën e përfaqësonte ai. Krasniqi zgjoi duartrokitje të mëdha nga të pranishmit kur tha se në të ardhmen do ta përkrah LDK-në dhe do të votojë për të.

Ai kërkoi nga të gjitha partitë politike që të bashkohen rreth idealit që ta krijojmë shtetin sikur të gjitha shtetet e tjera, kurse sugjeroi që pas arritjes së këtij ideali, atëherë të luftojnë edhe për pushtet nëse donë. Kurse në fund të promovimit, autori i librit, Bajrush Morina, duke folur për librin tha se këta dy burra që i ka përfshirë në librin e tij, ai nuk i ka bërë bashkë, por tha se ata kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë bashkë.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mundësuar botimin e librit të tij të parë, sidomos Drejtorinë për Kulturë të Komunës së Prishtinës, Kompaninë “Lesna” dhe “Sigos”, komunë e Gjakovës dhe Degën e LDK-së të NWF të Gjermanisë përkatësisht Muharrem Gashin për sponsorimin e këtij libri./ Koha.net


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni