Njëzet mijë votues « kosovarë » jane gati të votojnë të dielen, por për kë ? Shumica e komunitetit shqiptarë me origjinë nga Kosova edhe pse nuk janë të involvuar aq në fushatä elektorale, ata megjithatë janë të gatshëm të votojnë nesër në Zvicër, ka shkruar sot gazeta autoritative zvicerane « Tribune de Genève » duke cituar agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë ». Përkundër ndryshimeve në kreun e qbverisë helvetike, roli dhe vizioni i qverisë ndaj Kosovës nuk ka ndyrshur asnjëherë edhe pse këto ndryshime janë reflektuar në politikën e migracionit tek të huajt në Zvicër, duke prekur edhe kosovarët.

Gjenevë, 22 tetor

Në vazhdim gazeta « Tribune de Genève në numrine sotëm shkruan se zUeli Leuenberger, kraetar i te gjelberve dhe deputet ne paralamentin zviceran (ish-drejtor i UPSH) agjencisë shqiptare « Presheva Jonë » i ka deklaruar se « Nga ta pres që të mendojnë mirë se kujt do t’ia japin votën në zgjedhjen nacionale në Zvicër, të cilat do të bahen të dielen e ardhshme. Them keshtu sepse sikq e dini sikur vite më parë edhe sivjet nga partia aktuale në pushtet me shqiptarët apo me emrin « kosovarë » është manipuluar për intersa partiake gjatë fushatave zgjedore..mjaftojnë të dlaim rrugëve të Gjenevës apo në Bernë e Zurich e qendra tjera të zvcër të shofim e lexojmë këto afishe të UDC së Blosherit se cfare shrkuhet në to për Kosovärët dhe të huajt.. Madje UDC përdor të huajt, në këtë rast kosovarët si pretkest për poltika strikte dhe miratimit të ligjeve të cilat vështirsojnë integrimin e  kosovarëve dhe të huajve tjerë  në vendit tonë duke ngulfatur automatikisht integrimin dhe perspektiovat e tyre në territorin helvetik. Mjafton të përmendim ketu ligjet e sforcuara mbi të huajt si në aspektin e  imigracionit ashtu edhe nëa të  sigurimeve sociale dhe inavlidore,  pastaj atë papunësisë, të drejtën për punësim etj…Prandaj edhe mesazhi im do të ishte që kosovarët dhe gjithë shqiptarët në Zvicër të votojnë për ato aprti që kundërshtojnë keto ligjje strikte kundër të huajve në vendin tonë… »

Lidhur me kosoavrët dhe afishet  në një intervistë po për ektë agjenci shqiptare z.Chrisoph Blocher, nga UDC ka deklaruar se « Jo, jo unë nuk jam kundër kosovarëve, por kundër kriminelëve!  Nuk duhet përzier me kriminelët njerëzit  e ndershëm, njerizit e vyeshëm dhe punëtorët. Pavarësisht nga këto postera të bëra nga rastësia, siç kam përmenur më lartë,  mua personalisht, partinë time CDU, nuk kemi asgjë të veçantë kundër shqiptarëve të Kosovës e as kundër dikujt tjetër. Ju e dini, në vendin tonë, ka zvicerane dhe të huajt. Midis tyre, nuk janë të gjithë qytetarë të mirë, punëtorë dhe njerëz të ndershëm, por fatkeqësisht kermi edhe kriminelë. Dhe ne jemi të vendosur  të luftojmë kundër tyre.. Kosovarët në vendin tonë janë punëtorë, njerëz të ndershëm, të vyeshëm, futbollsitë të mirë ! Por ne, nëse kritikojmë disa kriminelë të Kosovës, kjo nuk don të thotë se ne unë apo partia ime UDC /SVP është kundër kosovarëve. Përndryshe, sikur të ishte kështu, unë nuk do të kisha në firmat e mia dhjetra punëtorë nga Kosova dhe as nuk do të kisha miq kosovarë… »

SHPËRNDAJE