Topalli: Aleanca jonë ka në themel të saj qytetarin

 

Kreu i opozitës, Edi Rama i ka humbur të gjitha betejat politike dhe tani është i detyruar të bëjë një betejë lokale në nivel administrativ. Kështu është shprehur nga Puka kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli në prezantimin e kandidatëve të Aleancës për Qytetarin për kryetarë të bashkisë Pukë dhe Fushë- Arrëz, Beqir Arifaj dhe Fatmir Bala.

Edi Rama, vijoi me tej kryetarja e kuvendit, ka humbur betejën politike për bojkotin e parlamentit dhe agjendën e integrimit. Sipas saj Edi Rama ka humbur betejat për të bllokuar liberalizimin e vizave, për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale dhe për të ndryshuar rregullat e lojës, kur ajo kishte filluar.

“Aleanca jonë ka në themel të saj qytetarin”, ka theksuar Topalli duke cituar kryeministrin Berisha se “Shqipëria në 2017 do të jetë një vend i zhvilluar”.

Së fundi kryetarja e kuvendit ka përmendur investimit e përfunduara dhe të pritshme për zonën e Pukës si dhe arritjet e qeverisë Berisha në këto vite ku veçoi heqjen e vizave, ndërtimin e autostradës Durrës- Morinë si dhe reformat social- ekonomike në vend.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni