Afati i paraqitjes për konkurs është deri më 17. shtator 2012 deri në orën 13.
Lutja për ndarjen e bursës dhe dokumentat të cilat janë cekur më lartë dorëzohen në Zyren e Trupit Koordinues në Bujanoc (Karagjorgje Petroviç nr. 115) në Zyren e Trupit Koordinues (Sava Kovaqeviq nr 12), për kandidatët nga Presheva,ndërsa për kandidatët nga komuna e Medvegjës dorëzohen në organet komunale në Medvegjë (Jablanicka nr.48). Organi i cili pranon lutjen, vulos me vulën gjegjëse dhe me datën e dorëzimit të dokumentacionit, njofton agjencia infomative “Presheva Jonë”

 

Preshevë, 1 shtator

Në bazë të vendimit të Qeverisë 05 nr 401-1174/2012-01 nga 23 shkurti 2012, Shërbimi i Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (Teksti në vijim Shërbimi i Trupit Koordinues), shpallë

 

K O N K U R S

për ndarjen e bursave nxënësve të shkollave të mesme në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për periudhën shtatorë-dhjetorë

të vitit shkollorë 2012/2013

I ) NUMRI I SHFRYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT

Për nxënësit e shkollave të mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Shërbimi i Trupit Koordinues ndanë bursë në shumë mujore nga 6.000 dina

rë në periudhën shkollore nga 1 shtatori deri më 31 dhjetorë të vitit 2012. Bursat do të vazhdojnë në vitin 2013 nëse në buxhetin e 2013 sigurohen mjete finansiare.
Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të jenë qytetarë të Republikës së Serbisë dhe të jenë banorë të komunave të lartëpërmendura, për herë të parë të jenë të regjistruar në shkollën e mesme si në vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt të vitit shkollorë 2012/2013 ose në njërën nga shkollat e mesme të cilat punojnë në bazë të vendimit të Ministrisë së arsimit të Republikës së Serbisë.
Kushti primar që nxënësit të konkurojnë për bursë është që në vitin e mëparshëm shkollorë të kenë sukses të mirë dhe që gjatë shkollimit të mos kenë përsëritur asnjë vitë shkollorë.
Për bursa mund të aplikojnë dhe nxënësit që ndjekin shkollën jashtë komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në qoftë se në kohën e dorëzimit të kërkesës banojnë në këto komuna.
Nxënësit të cilët kanë realizuar të drejtën në njërën nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Sërbisë nuk kanë të drejtë për bursë të Shërbimit të Trupit Koordinues, por nëse ndërkoh fitojnë të drejtën e bursës, janë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga bursat e ndara.

II DOKUMENTAT E NEVOJSHME
 Lutja e plotësuar për ndarjen e bursës në formularin e këtij konkursi,
 Qertifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Serbisë (origjinali apo kopje e vërtetuar)
 Qertifikatë nga libri amë i të lindurve (origjinali apo kopje e vërtetuar)
2
 Qertifikata e vdekjes nga libri i vdekjes, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit respektivisht vërtetimin e kujdestarisë nëse nxënësi jeton tek kujdestari (origjinali apo kopje e vërtetuar)
 Vërtetimin e banimit në komunën e Preshevës, Bujanocit apo Medvegjës, të cilat mundë të merren në organin e ministrisë së punëve të mbrendshme ose nëse nxënësi posedon letërnjoftim, atëher nevojitet kopja e tijë, ose informacionet e shtypura të vendbanimit të depozituara në letërnjoftimin e ri,
 Vërtetimi i të ardhurave mesatare mujore nga cdo anëtarë i familjes nga organet komunale, bazuar në deklaratat e dy dëshmitarëve dhe dokumenteve të dorzuara nga lista e deklaratës së dhënë për periudhën prej 1 qershorë deri më 30 gusht 2012
 Vërtetimi të cilin e jep shkolla ku është nxënësi i regjistruar, të dhënat mbi regjistrimin në një klase të shkollës së mesme në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës vitin shkollor 2012/2013, suksesi i vitit shkollor të kaluar,vrejtje kur nënësi për të parën hërë është regjistruar në vitin e parë të shkollës mesme.
III AFATI I PARAQITJES DHE DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT
Afati i paraqitjes për konkurs është deri më 17. shtator 2012 deri në orën 13.
Lutja për ndarjen e bursës dhe dokumentat të cilat janë cekur më lartë dorëzohen në Zyren e Trupit Koordinues në Bujanoc (Karagjorgje Petroviç nr. 115) në Zyren e Trupit Koordinues (Sava Kovaqeviq nr 12), për kandidatët nga Presheva,ndërsa për kandidatët nga komuna e Medvegjës dorëzohen në organet komunale në Medvegjë (Jablanicka nr.48). Organi i cili pranon lutjen, vulos me vulën gjegjëse dhe me datën e dorëzimit të dokumentacionit.
Dokumentat të cilat nuk janë të plota dhe nuk janë dorëzuar në afatin e përcaktuar, nuk do të merren parasyshë për ndarjen e bursës.
IV NDARJA E BURSËS
Komisioni i përcakuar nga drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues do të rangojë listën e kandidatëve për ndarjen e bursave nga nivelet komunale.Bursat do të shpërndahen në mënyrë proporcionale me numrin e nxënësve të shkollave të mesme në nivel komunal.
Kriteriumet për hartimin e ranglistës do të jen:
– Nxënësit pa prindër 30 poena,
– Nxënësit nga familjet jo të plota (pa njërin prindër) 25 poena,
– Nxënësit që jetojnë në familjet të cilat nuka aspak të ardhura mujore 20 poena
– Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 1,00 – 3.000,00 dinarë 15 poena
– Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 3.001,00 – 5.000,00 dinarë 10 poena
– Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 5.001,00 – 8.000,00 dinarë 5 poena
3
– Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 8.001,00 – 12.000,00 dinarë 3 poena
– Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 12.001,00 – 15. 000,00 dinarë 1 poen
– Poenat për suksesin e vitit të kaluar shkollorë: 3 poena për suksesin e mirë, 4 poena për suksesin shumë mirë dhe 5 poena për suksesin e shkëlqyeshëm
Me realizimin e numrit të poenave të njejt , përparësia vërtetohet sipas prioriteteve të vërtetuara në këtë konkurs.
Vërejtjet rreth listave të kandidatëve dorëzohen në Shërbimin e Trupit Koordinues në të njejtën mënyrë si dhe kërkesa për ndarjen e bursave menjëherë pas paraqitjes së listës së kandidatëve në një afat kohorë prej tetë ditësh. Listat e kandidatëve do të shpallen në të njëjtin vend ku nxënësit apo prindërit e tyre i kanë dorëzuar lutjet. Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues do të marrë parasyshë ankesat e dorëzuara dhe do të japë vendimin përfundimtarë.
Rang lista përfundimtare dhe lista e kandidatëve me ekzemplarët të kontratës, Shërbimi i Trupit Koordinues do t’i dorëzojë shkollave të mesme në një afat kohorë prej tetë ditësh nga dita e përfundimit të ankesave në rang listën e shpallur. Konkursi i përgjithshëm do të përfundojë më 30 shtatorë të vitit 2012, kështuqë të ketë mundësi që bursa e muajit shtatorë të ndahet deri më 15 tetorë dhe kështu me radhë për muajt e ardhshëm.
V SHUMA E BURSAVE DHE PAGESA
Bursa paguhet në një shumë neto prej 6.000 dinarë për muajt shtatorë, tetorë, nëntorë dhe dhjetorë, por nëse sigurohen mjete shtesë, atëherë në kontinuitet deri në fund të vitit shkollorë 2012/2013.
Bursat paguhen në xhirollogarinë bankare të prindërit apo kujdestarit.
Prindi/kujdesatri me dokumentet e nevojshme të kandidatit dorzon dhe numrin e llogaris bankare të vertetuara nga memorandumi i bankës.
VI FORMULARËT E KONKURSIT
Formularët për këtë konkurs mund të merren në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc, Preshevë dhe në komunën e Medvegjës, gjithashtu mundë edhe në webfaqen e Trupit Koordinues në adresën: www.kt.gov.rs.
Për informata shtesë mund të referoheni në shërbimin e Trupit Koordinues në telefon 011/2120-906, 011/2120-907, faks 011/21-20-909 ose në e-mail: [email protected] ose duke dërguar pyetje në vendet ku ata aplikojnë dhe të bëni pyetje nëpërmjet postës së regjistruar në:
Shërbimi i Trupit Koordinues i Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës: Bulevardi Mihajla Pupina 2a, 11000 Beograd.

SHPËRNDAJE