TIRANE: Mbi 50 kuota për studentët nga Lugina e Preshevës për Masterat profesionalë

Masterat profesionalë, miratohen 10 mijë kuota : Janë parashikuar 8968 kuota të pranimeve të reja për programet e studimit “Master Profesional”, për kandidatë brenda territorit të vendit. Po ashtu do të pranohen në ciklin e masterave profesionalë 400 kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit. Kuotat për “Master Profesional”, me kohë të plotë ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit nga: Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Nga MASHT ne Tiranë agjecia informative « Presheva Jo »ë” ka mesuar senë liste janembi 50 strudente nga Lugina.

Kategoritë që paguajnë gjysmën e tarifës. Vendimi: Kuotat e paplotësuara rishpërndahen 

Lorina MIXHA

/Shqip, Presheva jone/

Për këtë vit akademik janë miratuar plot 10 mijë kuota për pasuniversitarët profesionalë. Qeveria ka miratuar dje vendimin për ndarjen e kuotave dhe menaxhimin e tyre në universitete për vitin 2012-2013. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kuotat që nuk do të plotësohen do të rishpërndahen. Por kriteret e konkurrimit për një pasuniversitar vendosen nga vetë universitetet. Disa kategori përfitojnë lehtësira për sa i takon tarifës së shkollimit. Konkretisht disa kategori do të paguajnë vetëm 50 për qind të tarifës shkollore, ndërkohë që do të lejohen edhe transferimet e studimeve njësoj si në ciklin e parë të studimeve universitare. Kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master Profesional”, me kohë të plotë, për vitin akademik 2012–2013 do të jenë 9658. Rishpërndarja e kuotave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, të cilat mbeten të parealizuara, bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me institucionet publike të arsimit të lartë. Në çdo program studimi të ciklit të dytë të studimeve, “Master Profesional”, me kohë të plotë, studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit, në vitin akademik 2012-2013. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve dhe i bëjnë publike paraprakisht. Janë parashikuar 8968 kuota të pranimeve të reja për programet e studimit “Master Profesional”, për kandidatë brenda territorit të vendit. Po ashtu do të pranohen në ciklin e masterave profesionalë 400 kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit. Kuotat për “Master Profesional”, me kohë të plotë ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit nga: Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Kandidatët që do të fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të dytë, “Master Profesional”, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2012-2013, dhe që u përkasin shtresave sociale të personave që nuk shikojnë dhe që nuk dëgjojnë, invalidë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës, si dhe fëmijët e të ish të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit. Nga MASHT ne Tiranë agjecia informative « Presheva Jo »ë” ka mesuar senë liste janembi 50 strudente nga Lugina.

“Rishpërndarja e kuotave të paplotësuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke marrë parasysh edhe kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë publik”, thuhet në vendim. Kuotat për personat që nuk shikojnë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga Shoqata Kombëtare e të Verbërve. Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bazë të listës së hartuar të shoqatave respektive, Shoqatës Kombëtare të Romëve dhe Shoqatës Kombëtare të Ballkano-Egjiptianëve. Kuotat e pranimit për shtetasit e huaj administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe ndërmjet vendeve. Kuotat e pranimeve për një program të dytë studimi dhe transferimi i studimeve shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bazuar në kërkesat e institucioneve publike të arsimit të lartë.   Som Transferimet e studimeve bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni