Thirrje për fushatë të qetë në Maqedoni

 

Opozita në Maqedoni po shprehet e shqetësuar nga mundësia e manipulimit me votat e diasporës për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të pesë qershorit që do të mbahen në Republikën e Maqedonisë. Fushata elektorale është shoqëruar me incidente në shtabet zgjedhore të partive maqedonase, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për një fushatë dhe proces të qetë e të drejtë zgjedhor.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shkup, Filip Riker, ka bërë thirrje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni të jenë të drejta, dhe mbi të gjitha të qeta.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni