Të gjithë: Messi është alien

“Ai është më i miri, jam me fat që jam trajner i tij.” Këto janë fjalët e Guardiolës pas fitores 7-1 ndaj Leverkusenit në mbrëmjen ku Lionel Messi shënoi 5 gola dhe tashmë mban rekordin në Champions si futbollisti që ka shënuar 5 gola brenda një ndeshjeje.

“Dora e Zotit” është titulli i 3 gazetave sportive iberike, Marca, Sport dhe Mundo Deportivo. Në shkrimet e tyre këto gazeta thurin elozhe pa fund për argjentinasin e Barçës, ndërkohë që rihapet dilema përgjigja e së cilës është shumë e vështirë: Kush është më i mirë, Messi apo Maradona?

Trajneri i Leverkusenit ka pranuar pas ndeshjes së Messi është nga një tjetër planet dhe kjo gjë ndihmon Barçën të jetë skuadra më e fortë e të gjitha kohërave. Rekordi i ri i Messit është komentuar në rrjetet sociale edhe nga kolegët e tij nga e gjithë Europa.

“Më i miri i të gjitha kohërave” kanë shkruar në Twitter Uejn Runi dhe holandezi Heitinga. Radamel Falcao, sulmuesi i Atletiko Madrid nuk e ka kuptuar nëse ishte një ndeshje e vërtetë futbolli apo një Playstation.

Komplimentat për 24-vjeçarin argjentinas kanë ardhur edhe jashtë botës së futbollit. Top modelja Bar Rafaeli ka shkruar se Messi vjen nga një planet tjetër, madje ajo e krahason me Clark Kent, ose ndryshe njeriu Superman.

Me fanelën blaugrana Messi ka shënuar 49 gola në Champions, ka fituar shumë tituj në Spanjë dhe Europë, ndërkohë që e vetmja që i mungon është botërori me përfaqësuesen argjentinase.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni