Të fitojnë më të mirët, pas të mirëve janë zviceranët dhe shqiptarët

Nga Kushtrim MALIQI

Askush besoj nuk e ka menduar se do të merrte përmasa të llojit të këtij kjo ndeshje mes (Shqipëri – Zvicërr) përmasa këto të nivelit më të dobët të mundshëm të cilat ditëve të fundit i kanë mbushur gazetat e shtypit shqiptarë anemban kudo që janë me tituj deri në ekstrem të pa pranueshëm dhe madje të pa arsyeshëm,sidomos ato nga Tirana të cilat mesa duket e kanë shryer mllefin e mbledhur prej kohësh tek pesë djelmoshat kosovarë të cilët duke i mbrojtur ngjyrat e kombëtares zvicerrane po i bëjnë sot e ca vite krenarë gjithë shqiptarët kudo që janë.

A e meritojnë një trajtim të tillë armiqësorë këta djem, po le ti lëm këta, a e pyet dikush veten se a e meriton shteti zvicerran të “urohet” me lloj-lloj “urimi” ?

Zvicrra ndër vendet më mike e shqiptarëve, absolutishtë dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të fyhet jo se na ka ndihmuar aq shumë ndër vite, por se duhet ta kemi të qartë se duke e pasur parasyshë se grupi në të cilin jemi në kualifikimet e këtij botërori Zvicrra cilësohet si favorit i grupit dhe pse jo ne duhet të shpresojmë në ndihmën që do të na japin djemt tanë të cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtares Zvicerrane që ata ta japin maksimumin e tyre në ndeshjet me kundërshtarët tanë (të shqipërisë) direkt siq janë Islanda,Norvegjia apo edhe Sllovenia.

Sonte le ti tregojmë Zvicerranëve se nuk jemi vetjak, se nuk jemi (bukëpërmbystë) se dim ta rrespektojmë një ndeshje dhe ta trajtojmë atë si ndeshje, se një ndeshje futbolli nuk mund të prish diqka që është ndërtuar me vite nga baballarët apo gjyshërit e këtyre djemve në raport me shtetin helvetik. Le ti tregojmë Zvicrrës se ne me gjithë zemër bëjmë tifo edhe për ta, por se do të japim maksimumin që bashkë me ta edhe në  (Shqipëria) të udhëtojë për në Brazil e të realizohet ëndrra e kahmotshme, por ama këtë ëndërr do ta realizojmë me djersë e mund në fush e jo me pseudo-patriotizëm që në të shumtën e rasteve po arrin deri në banalitet !

Sonte ai që ka sy për të parë e mendje për të menduar duhet ta duartrokas njejt sikur Lorik Canën ashtu edhe Granit Xhakën,njejtë si Shqipërinë ashtu edhe Zvicrën…Sidoqofgë, do të fitojnë më të mirët, pas të mirëve janë zviceranët dhe shqiptarët

Urojmë të fitojë Shqipëria…por…do ta duartrokasim edhe Zvicrrën !


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni