"Tagblatt" u kërkon falje shqiptarëve

Gazeta zvicerane “Tagblatt” u ka kërkuar falje shqiptarëve, pasi në një shkrim të saj ka fajësuar kolektivisht shqiptarët për krime në Zvicër.

Në shkrimin e publikuar një ditë pas të prerjes së një zvicerani në fyt, gazeta kishte botuar titullin “Kosovarët prenë zviceranët në fyt”. Po ashtu, edhe media të tjera zvicerane kanë përdorur frazat në shumës, si për shqiptarët ashtu edhe komunitetin shqiptar nga Kosova.

Pas reagimit të shoqatave që merren me të drejtat e emigrantëve dhe klubeve të ndryshme të emigrantëve shqiptarë në Zvicër, një pjesë e partive politike zvicerane kanë kërkuar që të ndërpritet fushata mediale kundër shqiptarëve nga Kosova dhe të respektohet si komunitet, transmeton “Ina”. Ndërsa, një pjesë e partive nacionaliste vazhdojnë qasjet kritike dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve duke kërkuar që të ndodhë kthimi i tyre në vendlindjen.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni