SQARIM nga Berna (OFAS) rreth pensionistëve kosovarë

Pas shkrimit me titull « Berna demanton ministrin serb, portalin “Albinfo” dhe disa media për spekulime dhe panik rreth pensioneve » botuar në fillim të kësaj jave (1 shkurt 2012)  nga agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë » autoritet e Bernës përmes një shkrese nënshkruar nga z. Harald Sohns shef për komunikim në OFAS në Bernë për të qenë, më preciz kan lëshur, ket sqarim i ardhur sot në redaksinë tonë :

 

1. Ne kemi vërejtur se disa media kosovare kanë shpërndarë informacion pjesërisht të pasakta, të cilat mund të çojnë në ç’orientimin e siguruesve, reagime këto të ngutura dhe të paarësyeshme .

2. Informacione të tilla janë  shpërndarë edhe nga portali Albinfo i cili ka zëvendësuar ato me informacione të duhura,  pas ndërhyrjes sonë nga Berna, rrespektivisht nga zyra e  OFAS

3. Me keqardhje e themi se disa këshilltarë kanë  shpërnda informacion të pasakta që mund të shkaktonte një panik tek beneficuesit në fjalë, absolutisht të pajustifikuara.

4. Ne gjithashtu konstatojmë se sindikata UNIA  ka interpretuar  gabimisht një deklaratë të konkluzioneve nga pika jonë, rreth vendimeve të  Gjykatës Federale Administrative.

5. Ne precisojmë  se aktualisht nuk ka ngjarje që mund të sugjerojnë në dhënien e pensioneve të reja AVS ose AI nga Zvicra  tek  kosovarët që jetojnë jashtë vendit. Dhënia e ketyre mjeteve nuk mund  të rifillojnë së shpejti.

6. Ne precisojmë po ashtu se se nuk ka ndonje afat vonese deri në vitin 2015 për të tërhequr kontributin e saj ndaj AVS së Zvicrës në vend të mbajtur të drejtën për pension në të ardhmen.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni