Donika Nuhiu nga Presheva edhe pse e re, qysh tash talentin e saj si këngëtare e ka dëshmuar përmes një sër  koncertesh e festivalesh sikur ai në « Talent shows » në Kosovë dhe Shqipëri. Kënga e saj e parë “Rrebele” u bë publike në televizionin “Alsat”. Ajo, në gushtin evitit  2010 si pjesëmarrëse e  festivalit “Gëzimi Ynë” në Preshevë kënga e daj qe shpallur më e mirë. Sukseset e Donikës nuk ndalet me kaq, ajo sivjet ka publikuar këngën “Romeo dhe Zhuljeta” në verzionin shqip dhe u tregua si një këngëtare me një vokal shumë të mirë.

 

Preshevë, 28 shkurt /AIK-Presheva Jonë

 

Donika Nuhiu (e lindur më 18 korrik në Preshevë) është një këngëtare e re shqipëtare me zhanër Pop/Rock e njohur dhe e dëshmuar atshmë  në Luginën  e Preshevës. Donika e cila ende nuk ka mbujshur 12 vjet ndjek mësimet në klasën e 6-të në Sh.F. “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë. Kësaj radhe do të flasim pak më shumë për këngën dhe muzikën të cilat i adhuron pamasë Donika , ndryshe, siq thotë edhe ajo vete, as nuk do ta kishte zgjedhur rrugën këngëtares e cila parale me librin e ka pasion edhe këngën.

 

PËR TË PASUR KENGËN PASION DUHET TË KESH EDHE TALENT, CKA DONIKËS NUK MUNGOS AS TALENTI E AS ZËRI..

Pra, Donika Nuhiu, një vajzë e re nga Presheva e cila sikur shumë moshatare të saja, përvec shkollïmit që e ka objektiv primar, ka ambicie e veta për muzikë dhe këngë e cila në fakt që tash mund t’i themi se është kengëtare, pasi që emri dhe zëri i saj  nuk ështe e panjohur në opinonin tonë, sidomos në atë preshevarë, për cka jo rasëtesisht i thonë « Rihanna » e Kosovës Luindore.. Edhe vetë Donika e adhuron Rihannën, Pos saj, Donika adhuron edhe shumë kengëtar e kengëtare të muizkës botërore, por nga radhët e shqipatrëve që ajo mër së shpeshi i dëgjon janë: Shyhrete Behluli, pastaj Nora Istrefi, Leonora Jakupi, Gernta Ismajli ,Adelina Ismajli, Gili, Armend Fejzllahu etj..  

 

Donika meqë ka zë të bukru e te shkolluar ajo disa herë e ka dëshmuar veten me mikrofon në salla plot në manifestime të larmishme qofshin në ato të shkollës,, qytetit apo gjtë festave kombëtare.  Donika Nuhiu po ashtu ka prezentuar në shumë agra e koncerte të organizuar edhe jashta Luginës së preshvës si në  Kosovë, Shqipëri e Maqedon e cila nga publiku është mirëpitur.

 

DONIKA, KU MERR PJESË NË KOSOVË, NË SHQIËRI, MAQEDONI APO JASHTË..EMRIN E PRESHEVËS E KA ME VETE, NE KENGËT E SAJA

Donika ka marrë pjesë festivale si talent shows në Kosovë dhe Shqipëri. Kënga e saj e parë “Rrebele” u bë publike në televizionin Alsat M në Shkup të Maqedonisë. Ndërsa kënga e saj e dytë, e njohur si “Ti je dritë” ishte kënga më e suksesshme e Donikës, është publikuar në Gusht 2010 dhe u shpall “Kënga më e mirë” e Preshevës për vitin 2010 përmes festivalit “Gëzimi Ynë”. Përveç kësaj kënge, ajo publikoi edhe këngën “Ejani Këndojmë, e cila u bë shumë e njohur në trevat shqiptare, sidomos në Maqedoni.

Në fillim të vitit 2012, Donika publikoi këngën “Romeo dhe Zhuljeta” në verzionin shqip dhe u tregua si një këngëtare me një vokal shumë të mirë.

Një muaj më vonë, kënga “Romeo dhe Zhuljeta” u dëgjua edhe nga vende të ndryshme të botës, duke lënë përshtypje shumë të mira. Një ndër ta, është edhe një producente bullgare, e cila e ftoi Donikën të përfaqësonte talentin shqiptarë në një festival ndërkombëtarë në mes 30 shteteve evropiane, i cili këtë vit mbahet në Valeta të Maltës prej 25 deri 30 prill. Donika, aktualisht  është duke u përgaditur për këtë eveniment, mirëpo deri më tani, ajo nuk ka mbështetje institucionale dhe donatorë privat, pasi që në këtë festival duhet shkuar vetëm katër persona.

 

Për t ju bindur fjalëve tona dhe zërit të Donikës ja edhe linke të VIDEO-s poshtë

http://www.youtube.com/watch?v=I6Djklg3vUo

Ejani këndojmë: http://www.youtube.com/watch?v=dR1kRL3JBHQ

Romeo dhe Zhuljeta: http://www.youtube.com/watch?v=cju4RIi5sbg

SHPËRNDAJE