Raporti i OKB-së të Bordit Kontrollues të Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve  (IOCS)  në raportin e vetë të fundit ka shprehur shqetësimet e saja po ashtu edhe rreth rritjes së numrit  të konsumatorëve të drogës në Shqipëri, sidomos tek të rinjt. Madje sipas ketij raporti,  Shqipëria dhe Kosova në rajon njihen si kultivuese të kanabisit. Policia doganore në Shqipëri ka arritur që vitin e kaluar të konfiskoj  312 kg vitin e  kaluar, njofton agjencia informative “Presheva jonë” nga Gjeneva

 

 

Gjenevë/UNO, 28 shkurt

 

Publikohet dokumenti: Edhe Serbia, vendi tjetër në krye të listës negative

Me gjithë përparimin e bërë, Shqipëria, Kosova dhe Serbia mbeten vende problematike në trafikimin e lëndëve narkotike. Kjo konstatohet nga raporti i OKB-së për luftën kundër drogës, i publikuar së fundmi në Gjenevë, që ndër të tjera zbardh edhe faktin se në këto vende ka një rritje edhe të përdoruesve. Për vëzhguesit e IOCS, Shqipëria dhe Kosova mbeten si vende shqetësuese, por kritikat nuk mungojnë edhe ndaj Serbisë. Duke iu referuar burimeve të rrjetit të doganave ndërkombëtare thuhet se Serbia dhe Shqipëria janë vendet kryesore prej nga vjen bari i kanabisit të kapur nga doganierët europianë. Më konkretisht Shqipëria dhe Kosova njihen si kultivuese të kanabisit, i cili përmes grupeve kriminale transportohet në drejtim të Europës Juglindore për në Greqi, Hungari, Itali, Slloveni e deri në Turqi. Policia doganore në Shqipëri ka arritur të konfiskojë 312 kilogramë vitin e kaluar. Në kuadër të dialogut me qeverinë shqiptare, IOCS ka ftuar një delegacion nga Tirana të marrë pjesë në seancën e shkurtit. Gjithsesi në raportin e IOCS-së, vlerësohen disa arritje, si adoptimi i strategjive efikase, puna me informacionin, sanksionet ligjore etj. Raporti sugjeron nevojën e një studimi kombëtar mbi varësinë nga droga në Shqipëri dhe kjo në funksion të rritjes së efektivitetit të luftës kundër këtij problemi në rritje. IOCS kërkon nga qeveria shqiptare që të dyfishojë përpjekjet dhe të marrin masa më efektive për përparimin në këtë fushë. Me këtë rast, dokumenti konfirmon dialogun me qeverinë shqiptare, përmes të cilit materializohet edhe bashkëpunimi për të arritur objektivat e traktateve për kontrollin ndërkombëtar të drogës.

SHPËRNDAJE