Sot bëhet varrimi i Arbën Xhaferit

Sot do të bëhet varrimi i ish-liderit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferi, i cili vdiq në orët e pasditës të së mërkurës. PDSH-ja bëri të ditur se mbledhja komemorative do të mbahet në orën 12.00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 13.30 për në varrezat e qytetit.

Xhaferi ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, njihej për qëndrimet e tij radikale veçanërisht për kërkesat e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

Ai vdiq në moshën 64 vjeçare si pasojë e një sulmi të hemorragjisë cerebrale.

Familjen Xhaferi e kanë ngushëlluar personalitete politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni