Lugina, zbaton mesazhet e Tiranës/Prishtinës. Ju përgjigjen Beogradit me votime…

( E plotësuar -E Diele, 6 maj 2012/18:10:35)

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar pas tensioneve të ngritura me rastin e arrestimit të pesë shqiptarëve të ngarkuar për krime lufte dhe tre personave të tjerë. Ftesat e liderëve kanë qenë për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në zgjedhje si përgjigje ndaj Serbisë.

“Të gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të votojnë dhe presim që të zgjidhen më të mirët”, shprehet Riza Halimi i Partisë për Veprim Demokratik, për TCH. Ndërsa Ragmi Mustafa (Partia Demokratike Shqiptare) thekson: “Është një ditë e rëndësishme dhe me metoda demokratike e zgjedhje të lira të kontribuojmë për zgjidhjen e problemeve dhe të sjellim ndryshime pozitive.”

Në qytetet që janë me shumicë shqiptare ka pasur edhe radhë për të votuar. Në Preshevë janë 34 mijë votues, ndërsa në Bujanoc ku jeton edhe një numër i madh i serbëve, janë 39 mijë votues.

Shqiptarët kanë koalicionin e tyre për Kuvendin e Serbisë, kurse në listat e Partisë Liberaldemokratike serbe ndodhet edhe një shqiptar tjetër. Për zgjedhjet lokale garojnë në tri qytete.

 

 ( E plotësuar -E Diele, 6 maj 2012/13:10:20)

 

PRESHEVË: PROCESI ZGJEDHOR PO RRJEDH NË MËNYRË TË QETË

 

Procesi i votimit sot në Luginë të Preshevës po rrjedh pa ndonjë problem të theksuar dhe janë duke u përcjellë me interesim të madh nga  subjektet politike si serbe ashtu edhe shqiptare. Popullata deri në momentet e pikërishme është duke dalë në zgjedhje dhe vende – vende janë krijuar edhe radhë të gjata,ku shih për këtë,është krijuar tollovi  nga Komisioni Zgjedhor republikan,sepse,kanë grumbulluar në disa qendra të votimit numër të madh të votuesve,ndërkaq në anën tjetër ka vendvotime ku numri i votuesve të regjistruar është tejet minimal siç është fjala në Corroticë të Preshevës në numrin 30 ku numërojnë rreth 400 votues , e në anën tjetër tjetri vendvotim po në të njëjtën bashkësi lokale janë rreth 1700 votues. Ndërkaq,siç thamë më lartë,në vendvotime janë të pranishëm po thuaj se të gjitha subjektet politike dhe grupime të qytetarëve. Theksojmë, se në mëngjes përfaqësuesit serbë janë nënshkruar sa për ti marrë mëditjet dhe tani nuk janë prezent. Sipas mendimit tim,anëtarët e komisioneve që janë dërguar nga subjektet politike nuk po e kryen mirë punën e tyre,sepse në një mënyrë po u imponojnë qytetarëve votimin e dhe për deputet parlamentar dhe për kryetar të Serbisë. Ku, hë për hë, ata u ofrojnë fletëvotime pa ua kërkuar votuesi,këtë punë jo të mirë e bëjnë anëtarët e komisioneve që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.Ritheksojmë se në  Presheve sot po mbahen zgjedhjet lokale,parlamentare dhe presidenciale.Ne oren 7 te mengjesit,jane hapur te gjitha qendrat e vendvotimit,ka deklaruar per Presheva jone ZEQIRJA Myftari,kryetar i éomisionit Zgjedhor komuna ne Presheve. Myftari tha se ne komunene e Presheves jane hapur 38 vendvotime dhe procesi zgjedhor ka filluar ne kohen e duhur dhe do te votohet deri ne oren 19 te mbremjes. Shih per kete,36 mije votuesit do te kene  mundesine e deklarimit per keshilltare komunal,deputet dhe kryetar.

a.i.(Presheva jone)

( e plotësuar -E Diele, 6 maj 2012/07:00)

Ne Presheve sot po mbahen zgjedhjet lokale,parlamentare dhe presidenciale.Ne oren 7 te mengjesit,jane hapur te gjitha qendrat e vendvotimit,ka deklaruar per Presheva jone ZEQIRJA Myftari,kryetar i éomisionit Zgjedhor komuna ne Presheve. Myftari tha se ne komunene e Presheves jane hapur 38 vendvotime dhe procesi zgjedhor ka filluar ne kohen e duhur dhe do te votohet deri ne oren 19 te mbremjes. Shih per kete,36 mije votuesit do te kene  mundesine e deklarimit per keshilltare komunal,deputet dhe kryetar.

 

SERBI: Hapen 8.549 vendvotim , me  7.026.579 votues

Përndryshe, sot në tërë Serbinë po zhvillohen tre palë zgjedhje, ato për Presidentin, për parlamentin dhe për drejtuesit e pushtetit lokal. Gara më e fortë në Serbi luhet për Presidentin ku dy kandidatët kryesorë janë ish-Presidenti Boris Tadiç i cili kërkon mandatin për të tretën herë dhe nacionalisti Tomisllav Nikoliç.

Siç raporton noa.al, të dy kandidatët premtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian dhe ruajtjen e sovranitetit të Serbisë në Kosovë, pavarësisht rregullave të Bashkimit Europian se nuk duhet të kenë konflikte kufitare me fqinjët e tyre.

Gjithsesi sondazhet tregojnë me një avantazh të lehtë Nikoliç favorit. Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, ditën e sotme do të votojnë edhe serbët në Kosovë, ky votim i granatuar në marrëveshjen e OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Sakaq sondazhet parashikojnë që zgjedhjet parlamentare, sipas sondazheve do të fitohen nga koalicioni aktual i Partisë Demokratike të Boris Tadiç dhe socialistët e ministrit të Brendshëm Ivica Daçiç. (Av.Ju.)

————————————–

Kryetari i komisionit Zgjedhor në Preshevë z. Zeqirja Myftari i ka deklaruar agjencisë sonë “Presheva Jonë” se ” janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të votimeve dhe presim zgjedhje të qeta dhe masovike të  85 mijë votues, s ajnaë paraparë në elektoratin e sivjem..”

 

Avni JUSUFI

 

Preshevë, 6 maj

Edhe në Luginë të Preshevës nesër mbahen zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. Sipas zyrtarëve komunalë,nesër në orën 7 të mëngjesit do të  fillon votimi në 38 qendra të votimit,me ç’rast  rreth 36 mije votues e kanë të drejtën e votimit në tri nivele të deklarimit.  Sipas deklaratave të kryetarit të komisionit Zgjedhor në Preshevë z. Zeqirja Myftari,janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të votimeve. Është me rëndësi të cekim se në këto zgjedhje,respektivisht gjatë mbajtjes së fushatës parazgjedhore nuk është shënuar madje asnjë incident që paralajmërohet se procesi i votimit do të jetë i rregulltë. Myftari ka deklaruar se formimi i komisioneve në çdo vendvotim është bërë me kohë dhe të gjitha partitë politike dhe grupimet e qytetarëve kanë anëtarët e vet në çdo vendvotim si dhe kanë vëzhguesit e tyre.

 

Zeqirja Myftari, kryetar i komision Zgjedhor komunal në Preshevë ka deklaruar sot për agjeencinë informative “Presheva Jonë” se  “në zgjedhjet lokale të  6 majit 2012 do të garojnë më 6 maj, 11 subjekte politike dhe grupime të qytetarëve të cilët në afatin e parapar kanë arritur ti grumbullojnë nënshkrimet e nevojshëm për të fituar kushtin e pjesëmarrjes. Shih për këtë, në këto zgjedhje kanë të drejtën e pjesëmarrjes rreth 36.000 votues vetëm në Preshe, kurse në nivel më të gjerë në atë të Luginës me 11 parti politike do të garojnë  (tetë  shqiptare dhe tri serbe)  84.368 votues..“

 

Pyetjes rreth ecurisë së fushatës parazgjedhor në Preshevë, z. Myftari , kryetar i komision Zgjedhor komunal në Preshevë ka deklaruar në vazdim për agjencinë informative „Presheva Jonë“ se „në komunën tonë, sikur edhe në Bujanoc dhe Medvegjë kishim një fushatë të qetë, korrekte konfrom standradeve ndërkombëtare që e kërkon OSBE. Kjo dëshmon se e tërë ajo fushtaë njëmujore u zhvillua pas asnjë incident, ku secila parti ne vete paraqiti progarmet dhe premtimet e tyre para elektoratit të vetë…”

 

 

Lidhur me raportimet e mediave, korrektësinë dhe neutralitetin e tyre ajtë fushatës zgjedhor z.Zeqirja Myftari, kryetar i komision Zgjedhor komunal në Preshevë tha se ëetu nuk ka vërejtje, sepse nuk kemi në Preshevë e as në Luginën tonë media publike, pra secila parti thuajse ka mediumin apo portalin e vetë. „Agjencia informative kombëtare „Presheva jonë“ është i vetmi mediumi që nuk ka pasur njëanshmëri partiake, që me raportimet e saj ka bërë përpjekje të ndjek dhe pasqyroj  gparalel jitha fushatat e partive tona…“ tha në fund z.Myftari, duke shtuar se edhe heshtja elektoale po rrespektohet nga gjitha partitë politike.

 

Sa i pëket sitautës së ditëve të fndit pas arrestimeve në Bujanoc, nga informacionet tona që arrijnë nga terreni, kemi pasur frikë se mos ka zbehje të numrin të elektoratit, por jo, përkundrazi, në këtë zgjedhje vërehet një inetersim i jashtëzakonisht i madh i popullatës shqiptare, sidmos në Bujanoc,përkundër askioneve policore që ndodhën dje në fshatrat shqiptare.


1 Komente

  1. Resa Hamdiu, May 6, 2012:

    voti dhe jepjani meriten atij qe emeriton dhe qe punon per ju ejo vetem per lek e karrik se ai nuk vyn sen

Komentoni