Sllovakia ka njohur pasaportat e Kosovës

Qeveria sllovake i njeh pasaportat e Kosovës prej datës 17 korrik 2012, kanë thënë burime diplomatike ndërkombëtare. Viza sllovake do të vendoset në pasaportat kosovare dhe gjithashtu pranohen edhe vizat Schengen të shteteve tjera evropiane.Një prej shteteve refuzuese të pavarësisë së Kosovës, Sllovakia, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në raport me shtetësinë e Kosovës.
“Qeveria sllovake ka marrë vendim që nga 17korrik 2012, të njohë pasaportat e qytetarëve të Kosovës, por jo edhe ato diplomatike”, ka thënë sot një diplomat ndërkombëtar për KosovaTimes.Autoritetet sllovake do të vendosin vizat në pasaportat kosovare e jo në letra përcjellëse. Gjithashtu, ky shtet pranon që kosovarët që kanë viza Schengen të lëshuara nga shtete tjera të BE-së, të udhëtojnë me to edhe nëpër Sllovaki.Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Republikën e Kosovës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni