S`ka unitet, partitë shqiptare në kaos

Partitë politike shqiptare nuk kanë bërë asnjë përpjekje për unitet dhe bashkëveprim lidhur me situatën e fundit të tensioneve në Maqedoni.

Edhe pas thirrjeve nga diaspora shqiptare për unitet dhe bashkëveprim, asnjë nga partitë politike shqiptare nuk ka marrë nismën për të realizuar një mision të këtillë.

Partitë më të vogla politike shqiptare kanë përshëndetur nismën e fundit të ish-kongresistit shqiptaro-amerikan Joe DioGuardi për bashkëpunim ndërmjet partive politike shqiptare në këtë situatë të krijuar, mirëpo iniciativa dhe refuzimi vjen nga partitë më të mëdha.

Dy partitë BDI dhe PDSH kanë vijuar me agjendat e tyre partiake, duke shmangur iniciativat për bashkëveprim politik. Zyrtarë të këtyre dy partive i kanë thënë agjencisë së lajmeve INA se idetë e tilla nuk janë diskutuar së fundi në kryesitë e tyre partiake, por sipas tyre, mbetet për tu analizuar dhe shqyrtuar.

Thirrjet për unifikim kanë mbërritur edhe nga diaspora në Evropën Perëndimore, mirëpo edhe ajo është mohuar për tu komentuar nga partitë politike.

Skena politike shqiptare në Maqedoni për përballet me një kaos politik, ku së fundi ka hasur në kritika edhe nga protestuesit e ditëve të fundit nëpër Maqedoni, që kanë drejtuar akuza për dështim të spektrit politik shqiptar dhe marrjen e përgjegjësisë për tu vetorganizuar për të shprehur reagimin dhe revoltën lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni