Më në fund pas një kohe të gjatë me pritje dhe thashetheme do të dal në treg telefoni i menqur Galaxy S III nga Kompania Samsung.

Kjo kompani, siq edhe kemi raportuar, prezentoi këtë model në Londër. Ky telefon është vendosur që të fillojë shitjen me datën 29 Maj në Evropë dhe SHBA kurse në shtetet tjera gjatë fundit të kësaj vere.

Por çfarë risi na sjell Galaxy S III? PCWorld Albanian ju sjell disa përgjigje që mund të na ndihmojnë rreth vlerësimit të këtij telefoni.

Çfarë pamje ka Galaxy S III?
Sipas Samsung, telefoni Galaxy S III “është inspiruar nga uji, fryma, fletët dhe guralecët.” Është poashtu “i dizajnuar për njerëz” që të “emitojnë ngrohjen dhe bukurinë e natyrës.”

Galaxy S III ka dimensione 13.4 x 7.1 cm (5.4 x 2.8 inch) me një ekran të madh 12.2 cm (4.8 inch). Mund të jetë telefon i madh, por është i hollë, trashësia e të cilit është vetëm 0.9 cm (0.34 inch) dhe poashtu është shumë i lehtë duke pasur një peshë prej vetëm 133 gram, pra është bërë nga një material që për përdoruesin mos të jetë i rëndë.

Një krahasim ndërmjet modelit HTC One X, i cili pershon 132 gram, kurse versionet amerikane të Galaxy Nexus dhe Droid Razor Maxx i Motorolës që peshojnë nga 144 gram secili. Janë dy dizajne në dispozicion “Pebble Blue” dhe “Marble White” pra me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë.

Po harueri i këtij telefoni, çka fshihet pas modelit?
Samsung ka qëndruar shumë i heshtur deri tani rreth specifikave të procesorit të Galaxy S III, por tani dihet që ky telefon ka të integruar çip Samsung Exynos 1.4GHz që është katër bërthamësh. Është i pajisur me 1GB RAM dhe ka kamerën e 8-megapixel me zero vonesë kur fotografon dhe me mundësi inçizimi të videove me rezolucion 1080 piksel, kurse kamera e përparme ka 1.9-megapixel me mundësi inçizimi dhe video thirrje në formatin HD. Ka një bateri 2100 mAh dhe ka përkrahjen për NFC dhe Bluetooth 4.0.

Ekrani? Për çfarë teknologjie bëhet fjalë këtu?
Siç e cekëm më herët Galaxy S III ka një ekran prej 12.2 cm me një shfaqje HD Super AMOLED (Super Active-Matrix Organic Light-Emitting Diode) me rezolucion 1280 x 720.

Çfarë mund të themi rreth kapacitetit të arkivimit në Galaxy S III?
Galaxy S III do të ketë në dispozicion dy lloje arkivimi të mbrendshëm 16GB dhe 32GB. Opcioni prej 64GB do te jetë në dispozicion më vonë.

Çfarë rreth arkivimit të jashtëm (external storage)?
Për të gjithë ata që nuk ju mjafton vendi për të dhëna Galaxy S III ka edhe një microSD slot që përkrah deri në 64GB arkivim te jashtëm.

A ka të përfshirë Galaxy S III cloud arkivim?
Samsung ka paketën dy vjeqare të abonimit me 50GB në Dropbox me të gjitha blerjet e Samsung S III. Nëse doni ta mbani këtë abonim përgjatë këtyre dy viteve, natyrisht, duhet të paguani 10$ në muaj ose 100$ në vit përndryshe do të keni vetëm 2GB në Dropbox që janë falas.

A është bateria e Galaxy S III e lëvizshme?
Po është! Ndryshe nga telefonët më të fundit Android, Galaxy S III ka mundësinë e lëvizjes së baterisë, kështu që përdoruesit mund ta shkëmbejnë apo ta ndërrojnë këtë bateri shumë shpëjt nëse dojnë. Kjo bateri është me kapacitet 2.100 mAh.

Me çfarë platforme punon ky smartfon?
Ky smartfon punon me versionin e fundit Ice Cream Sandwich të Google Android dhe ka përkrahjen për HSPA+ dhe 4G LTE.

Disa opsione:
Galaxy S III ka përkrahjen për “S-Beam” opcion ky që mundëson bartjen super të shpejtë të të dhënave ndër veti të telefonave Galaxy S III.
Poashtu një opcion i mirë teknologjik i këtij telefoni është “Smart stay” i cili përcjell sytë e shfrytëzuesit dhe automatikisht rregullon shfaqjen në ekran varësisht shikimit të tij, kështu që nëse shfrytëzuesi nuk shikon në ekran, automatikisht zvoglohet ndriqimi dhe në këtë mënyrë ruhet bateria.
“Buddy photo share” është opcion për shpërndarje të thjeshtë të fotografive, pastaj opcionet “AllShare Cast” dhe “AllShare Play” për shfaqje të materialit nga telefoni në televizor, respektivisht për kyqje të telefonit me kompjuterë dhe tablet.
Një tjetër opcion është “S-Voice” aplikacion i integruar në Galaxy S III – diqka ngjashëm si SIRI i Apple -. Përmes këtij aplikacioni ju mund ta fusni në lëvizje telefonin duke e përshëndetur, është e nevojshme vetëm të thuani “Hi Galaxy” që telefoni të aktivizohet nga gjendja e gjumit pa pasur nevojë të shtypni ndonjë buton. Poashtu përmes këtij aplikacioni mund të aktivizoni kamerën, të fotografoni, uljen dhe rritjen e zërit, kur bie alarmi vetëm thoni “snooze” dhe alarmi ndalet etj.

“Direct call” përdoret kur jeni duke i shkruajtur dikujt sms dhe dhe e afroni telefonin te fytyra juaj atëherë telefoni e thërret automatikisht atë person që ishit duke i shkruar sms.
“Smart alert” Kur e merrni telefonin tuaj në dorë pas një periudhe joaktive atëherë ky fillon të vibroj nëse keni pasur ndonjë thirrje apo sms të hmbur.

Kur do të dal në treg Galaxy S III?
Samsung deklaroi se Galaxy S III do të lansohet me 29 Maj në Evropë duke u zgjeruar në shtetet tjera dikur verës. Eventualisht ky prodhim do të përfshijë 145 vende të botës dhe 296 projvarder.
Disa raporte sugjerojnë se LTE versioni i Galaxy S III për tregun e Amerikës nuk do të jetë i gatshëm deri në muajin Dhjetor.

A është Galaxy S III më i mirë se telefonët tjerë?
Gjthçka varet se çka doni të keni në pajisjen tuaj. Nu ka asgjë rreth Galaxy S III që do ti bënte pajisjet tjera të teknologjisë të fundit të jenë më të këqija apo më të vjetra. Galaxy S III ka shumë kualitete imponuese siq kanë edhe Galaxy Nexus, HTC One X, HTC One S dhe Droid Razr Maxx.

SHPËRNDAJE