Në këtë simpozium do të lexohen rreth 30 kumtesa shkencore nga historianë dhe ekspertë të fushave të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare dhe vende

Në përvjetorin e tridhjetë të demonstratave në Kosovë, apo e njohur ndryshe si “Pranvera Studentore e vitit 1981”, sot në Prishtinë u organizua një tubim shkencorë, që u mbajt në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, organizuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë dhe Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Demonstratave të cilat filluan më 11 mars 1981, u rritën më 26 mars të atij viti dhe u masivizuan në lëvizje gjithë popullore dhe gjithëkombëtare më 1 prill 1981. Marsi është pa dyshim muaji i kontrasteve të vitit që i dhamë lamtumirën e dimrit sa do i ashpër të jetë ai paralajmronë ardhjen e pranverës stinës më të bukur. Marsi është i mbushur me ngjarje historike të vjetra dhe të reja të cilat gati secili popull në botë do të gjejë hisen e vetë të çmueshme. Edhe ne shqiptarët në mars kemi dy ngjarje shumë të rëndësishme të cilat me gjurmët dhe vlerat e tyre na bëjnë krenar si vend dhe si popull liridashës dhe të qytetëruar, u tha në hapje të këtij Simpoziumi.

Prof.dr. Isuf Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, duke e hapur këtë Simpozium u shpreh se në shenjë homazhi për ngjarjet madhore të Marsit të vitit 1981, Institute i Historisë në Prishtinë dhe Departamenti i Historisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës organizoi këtë simpozium për të debatuar nga këndvështrime të ndryshme me forcë shkencore dhe ekspert të kësaj periudhe. Në Simpozium do të lexohen rreth 30 kumtesa dhe do të zhvillohen debate. Pos pjesëmarrësve dhe udhëheqësve kryesorë të këtyre demonstratave, referuan historianë dhe ekspertë të fushave të ndryshme nga të gjitha trojet shqiptare, pastaj shkencëtarë të huaj si nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe vende të Evropës. Pritet që ky Simpozium të ndriçojë shumëçka nga këto ngjarje dramatike, anipse, ende është herët që të hapën arkivat dhe të ndriçohet në sa më shumë dimensione Pranvera Studentore e vitit 1981 në Kosovë, u shpreh ai. Ky Simpozium mëton që në mënyrë sa më të plotë dhe të gjithanshme të trajtohen këto demonstrata që ndryshuan fatin e shqiptarëve nën okupimin e federatës jugosllave, që në fakt ishin edhe tronditja më e rëndë për këtë Federatë, që kishte një imazh jashtëzakonisht pozitiv në botë, por që në fakt ishte “burg i popujve” dhe sidomos i kombit shqiptarë nën Jugosllavi, që ishte i treti për nga numri, por që ishte devalvuar në statusin e “kombësisë”, që ishte barabar me pakicë kombëtare. Është vlerësuar se përkundër të metave dhe gabimeve demonstratat e pranverës së vitit 1981 ishin kthesa vendimtare që sollën pavarësinë e Kosovës më 1999.

Ndërkaq, akademik Besim Bokshi , në fjalën përshëndetëse përgëzoi organizuesit e Simpoziumit, që siç tha ai është rast për të trajtuar shkencërisht Demonstratat e viti 1981, për ti parë të vendosura në historinë kombëtare si zë i fuqishëm për çlirim si këmbim i shpirtit të parobëruar të popullit kundër të keqes. “Populli i Kosovës luftoi pareshtur deri në pavarësinë e vendit nga Serbia, mbështetur nga përkushtimi, sakrificat dhe flijimet e pa kursyera, këto demonstrata e njoftuan botën për diskriminimin e popullit shqiptar në Jugosllavi, si koloni në mes të Evropës dhe u vlerësua si akt i përmasave evropiane. Këto demonstrata shpalosen të vërtetën e njohur se gjysmëliria që ishte me Kushtetutën e vitit i 1974 ishte e prirë të shndërrohej në të kundërtën e saj. Në këto demonstrate u pa se si ajo liri u transformua menjë herë në dhunë e deri në veprime të para gjenocidale” u shpreh Bokshi.Simpoziumin e përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Bajram Lauka, i cili theksoi se e tërë historia jonë është e përmbushur me luftëra përpjekje dhe sakrifica për kombin dhe shtetin tonë, shekulli që lamë pas është shekulli më dhimbshëm dhe shekulli më dramatik por njëkohësisht shekulli më i lavdishëm i kësaj historie. Demonstrata dhe protestat gjithëpopullore të vitit 1968 , 1981 dhe ato të viteve 1990 përbëjnë atë detyrë të gjatë dhe krenare të shqiptuarve e cila kulmoi në Ushtrinë e lavdishme të Çlirimtarëve të Kosovës, e cila bask me aleatët euro-atlantik bëri një korrigjim të pjesshëm të pa drejtësisë historike mbi kombin tonë. Ndërsa, nga krerët e institucioneve të Kosovës nuk ishte askush, pos që në emër të Ministrisë së Arsimit përshëndeti këshilltari i ministrit, Nuredin Bexheti, kurse në emër të Universitetit prorektori Bajram Berisha.

Në kumtesat e lexuara u vlerësuar se demonstratat e pranverës së vitit 1981 ishin kthesë vendimtare historike, që sollën pavarësinë e Kosovës më 1999./bs

SHPËRNDAJE