Si shpëtuan vrasjeve nga SHIK-u: Adem Salihaj, Agim Veliu, Ejup Visoka e Ali Sadria?

Protagonisti kyc i vrasjeve në Kosovë Nazim Bllaca ka vazhduar rrëfimin tij para trupit gjykues me të njëjtën përmbajte ashtu siç kishte deklaruar në CD-në e publikuar një vit më parë për veprimtarinë kriminale të tij e të bashkëpunëtorëve të tij.

Në sallën e improvizuar të Gjykatës Supreme të Kosovës ka vazhduar gjykimi kundër Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës. Pas një pauze njëjavore dëshminë e vet e ka vazhduar dëshmitari bashkëpunues i i këtij procesi Nazim Bllaca i cili edhe është dëshmitar kyq në këtë rast e vazhdoi dëshminë e tij të cilën e kishte filluar më 30 mars. Ai para trupit gjykues ka rrëfyer për marrëdhënien e tij që kishte me të akuzuarin kryesor në këtë rast Fahredin Gashi, për të cilin tha se kishte marrëdhënie të mira me të deri në vitin 2006. “Gjatë periudhës tetë vjeçare sa jena kanë shokë unë kam qenë personi i autorizuar për shitblerje të pronës. Nga ky biznes unë kam marrë përqindjen time ai më ka besuar shumë. Psh ai më ka thënë me shitë diçka 50 mijë euro e nëse unë e kam shitë 70 mijë euro atij si ka interesuar. Aq ka pas besim të madh në mua, kam qenë ndërmjetësues direkt i tij. I kam gjet klientët”, tha Bllaca. Ai tha se kontaktet me të kanë qenë të shpeshta dhe se kishin kontaktuar deri në 50 herë në ditë. Duke folur për keqësimin e marrëdhënieve që i kishin pasur ndërmjet veti, Bllaca tha se rezervat e Gashit ndaj tij, kishin filluar ndoshta edhe më herët pas një atentati që është bërë ndaj Hysri Ramës më 2004.

“Por, kulmi i prishjes me Gashin ka qenë më 2006 kur një pronë në vlerë prej 300 mijë eurosh ishte shitur Fahredin Gashit. Kontrata është nënshkruar nga shoferi i Azem Sylës Arton Vila që ka qenë shitës e blerës ka qenë Habib Cakaj. Unë jam marrë vesh me Shaban Sylën se nëse e gjej një blerës për pronën e tij mua ti mi japë 50 ari tokë që i bjen 120 mijë euro. Në këtë rast blerësi Fahredin Gashi e ka blerë atë pronë 150 mijë euro dhe unë kam qenë pronar i asaj toke i autorizuar nga Habib Cakaj”, theksoi ai. Kur i kishte ardhur afati i fundit i pagesës së borxhit, Bllaca tha se pas datës 7 korrik Gashi nuk ia kishte dhënë me arsyetimin se aq ia kishte borxh atij më herët. “Ky më ka dhënë para hua shumë herë sa herë ia kam kërkuar por e paska llogaritë edhe kamatën që i bien 10 për qind të borxhit. Kur kanë dalë këto në shesh atëherë filluan të përkeqësohen marrëdhëniet në mes tij dhe meje”, theksoi Bllaca. Borxhet ia kam kthye gjithë a kamatën e kërkuar jo”, vazhdoi ai. Bllaca po ashtu tha se më herët gjithë ia kishte paguar interesin e ka fundi jo. “Jam çuditë qysh ky mua me më lyp interes kur jena kanë bashkë tetë vjet”, u shpreh Bllaca. Ai pastaj tregoi se si pas kësaj periudhe i kishte lidhur rreth 2 mijë kontrata si banesa, shtëpi, vetura etj. “Unë e kisha vërejt se këta të grupit janë duke bërë bllokadë ndaj meje në biznes. Unë e kam ditë që mi ka 220 mijë euro, borxhin e tokës dhe katër vetura tjera. Pas kësaj kam tentuar disa herë që të takohem me të ku ka qenë prezent edhe Shpresim Uka në mënyrë që ta zgjedhim problemin. Në vitin 2007 situata u tensionua. Dhe jemi munduar që ta zgjedhim situatën. Jemi takuar te QMI-ja në një restorant unë Shpresimi dhe Shabani. Mua më ka shoqëruar vëllai im Osmani por ka qenë në një tavolinë tjetër. Gjatë këtij takimi ishte përgatitur që Shpresimi të mi jepte 50 mijë euro. Unë në këtë takim iu kam thënë „Mos e përkrahni Fahredinin se ai është i detyruar që të mi kryej obligimet ndaj meje“. Në atë takim kam thënë se nëse Fahredinu nuk më përgjigjet të gjithë do ta pësojmë keq”, theksoi Bllaca, për të treguar se si kishte filluar incidenti i parë fizik në mes tij dhe grupit tjetër ,siq e quante ai’ “Duke dashur që të ngritemi Shpresim Uka më ka goditur boks, ndërsa unë pasi që isha i armatosur e kam nxjerrë revolen. Mirëpo ajo ka përfunduar ashtu pasi që kanë qenë prezent shumë qytetarë dhe na kanë nda”, tha Bllaca. Pas kësaj ai tha se kishte kërkuar takim me Azem Sylën. “Më vonë e kam marrë vesh se Azemi ka qenë në restorantin “Motrat Binjake” së bashku me Fahredinin e më vonë iu ka bashkuar edhe Shpresimi”, tha ai, duke treguar se si Shabani e kishte thirr shoferin e tij por ai i ka thënë se Azemi është i zënë me parti. “Kam insistuar takimin me të dhe ky takim u mbajt në maj të vitit 2007 në restorantin Ana Benz. Prezent kanë qenë Azemi unë dhe Shpresimi. Biseda e parë ka qenë rreth përçarjes me Fahredin Gashin. Unë i kam thënë Azemit se kisha dyshimet e mia rreth këtij njeriu se më ka keqpërdorur në disa raste. Në takim jemi marrë vesh që Azem Syla të ndërhyjë dhe ta zgjedhë problemin”, u shpreh Bllaca, duke treguar përmbajtjen e takimit. “Azemi më ka thënë se në çka po dyshon se të ka keqpërdorë. Unë ia kam përmend vrasjen e Varigovcit (vrasja e Salih Gashit). Shefi im Azem Syla më ka thënë se kjo vrasje nuk më intereson.

Për herë të parë flisja me njeriun që mendoj se ka qenë njëshi”, tregonte ai, duke treguar se pasi kishin biseduar për borxhin që i kishte Gashi, Azem Syles ia kishte qitë në tavolinë një skicë. “Aty ishin të gjitha veprat penale, krimet që i kemi bërë ne. Ne kemi qenë një grup në kuadër të SHIK-ut që ka qenë një organizatë ilegale e formuar në luftë e që rreth vetes kishte njerëzit e besueshëm ndaj komandantëve. Anëtarët Azem Syla, Shpresim Uka i afërm i tij, pastaj ne Bekim Syla, Shaban Syla, Fahredin Gashi, driton Hajdari, unë dhe Sadik Abazi. Azem Syla nuk ka dashtë me ditë asgjë për vrasjen në Varigovc e për këto tjerat mos fol. Në atë moment plumbin e kam pas në trup sepse e pashë që ai ndryshoi shumë. Në skicë kanë qenë vrasja në Kraishtë (vrasja e Adem Lahit), tentim atentati ndaj Adem Salihajt, Ismet Arifit, vrasja e Selim Broshës, atentati ndaj Agim Veliut dhe Ejup Visokës, Ajet Istogut dhe u përmend edhe emri i Ali Sadrisë”, vazhdoi ai dëshminë e tij. Para kësaj Bllaca tha se ishte takuar edhe me disa ndërkombëtare duke thënë se ‘si kriminel që jam i di krejt detajet’, tha ai. Nga ky takim, Bllaca tha se filloi të ndryshojë qëllimi i tij ndaj krimeve duke thënë se donte të konfirmnte se kush qëndron pas tyre. “Azemi më ka thënë se vrasjen në Vairgovc mund ta lajmërosh e këto tjerat mos fol. Unë e dija që ata si mbajnë premtimet dhe fillova të përgatitem për vete. Gjithnjë mbaja revole me vet edhe në korrik të 2007 kamë vënë kontaktet me hetues të KFOR-it finlandez dhe me policinë e Kosovës. Në qershor të 2007 jam takuar me një hetues të Tirbunalit të Hagës që ishte hetues edhe në procesin e Ramush Haradinajt’, vazhdoi Bllaca dëshminë e tij. Në këtë kohë ai tha se kishte punuar në dy drejtime në drejtim të Policisë së Kosovës dhe në drejtim të faktorit ndërkombëtar. “Tri herë jam takuar me Policinë e Kosovës, menjëherë pasi e kam lajmëruar rastin në stacionin numër 2. Pasi që kisha dhënë deklaratë më 2 ose 3 korrik 2007 dy ditë pas kësaj kishin shkuar në shtëpinë time disa persona të gjithë shok të mijë. Ata ishin Reshat Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Sherif Salihu, Asllan Bllaca i cili është kushëri i imi dhe ka qenë edhe Faruk Gashi. Ata kanë shkuar në shtëpinë time ku i kam prindërit në Ribar të Madh të Lipjanit. Unë nuk kam qenë i pranishëm pasi këta janë larguar nga shtëpia jam takuar me vëllezërit që kanë qenë prezent dhe më kanë treguar. Sipas asaj që më është thënë mua edhe nga vëllezërit dhe pr
indërit në fokus të bisedës ka qenë ajo se në rast se djali juaj i qet krimet e kryera gjatë luftës ne nuk do të ju lamë kurrë rehat. Shefi i grupit ka qenë Reshat Gashi, këtë ua ka thënë prindërve dhe vëllezërve në shtëpinë time. Ndërsa këta kanë thënë se nuk dinë kurrgjë se e ka lajmëruar rastin e Kishnarekës’, tha Bllaca. Ai tha se dy ditë para se të shkonin në shtëpinë e tij, ky e kisha hapur rastin në Policinë e Kosovës. “Iu kam thënë vëllezërve dhe prindërve mos u bëni merak se për këto të gjitha i dinë faktori ndërkombëtar’, i kishte siguruar ai familjarët e tij. Më pas ai i tha trupit gjykues se i kishte dërguar sms dhe i kishte thënë se të gjitha janë nga ti, por unë do të vazhdojë. “Mesazhi ka shkuar të dy adresa te Azem Syla dhe Fahredin Gashi. Do të ju raportoj të gjithëve për vrasje. Të nesërmen e raportova vizitën që e kisha në polici. Në këtë kohë ecsha ngadalë duke i ofruar informatat dhe duke përcjellë vazhdimisht nga do të më vijë plumbi, vazhdoi ai. Ai më pastaj tregoi se si dhe pse ishte larguar nga Kosova. “Më 9 nëntor 2007 pasi që kisha organizuar një takim me disa zyrtar të UNMIK-ut jam larguar nga Kosova. E shihja që UNMIK-u ishte i dobët dhe nuk dëshiroja që të vritem. “Herë pas herë iu afrohesha këtij grupi, kuptohet se Hysni Rama ishte me mua gjatë kësaj kohe dhe kuptohet ishte i deleguar nga pala tjetër dhe në një takim në Prishtinë kisha një kërkesë nga Shaban Syla dhe Hysri Rama. Pasi kisha kontaktuar me policinë mua më kishin përcjellë nga distanca nga vitit 2007’ u shpreh Bllaca. Në këtë moment reagoi Hysri Rama i cili tha: “Pse s’po tregon herën e parë kur je taku me mua. Çka ke kërku. Kthehu nga unë kur foli. Ka nejt më herët ky me mua”. Pas kësaj Bllaca vazhdoi me dëshminë e tij, duke thënë se ishin takuar me Shaban Sylen dhe Hysri Ramën dhe më kanë thënë nëse na jep leje neve ne do ta bëjmë një kompromis. Unë iu kam thënë në rregull s’është problem’, tregoi ai. Sipas tij, takimi i fundit me Hysri Ramën në Prishtinë ishte te ‘Fellini’ aty kishte dal në takim Hysri Rama. “Unë kam dal me një veturë tjetër dhe e kam parë se nuk është mirë situata. Pas dy ditësh kam kontaktuar me Ramën aty e kam kuptuar se aty ka qenë e përgatitur vrasja ime, kjo ishte arsyeja pse jam larguar nga Kosova”, u shpreh dëshmitari Bllaca. Ai tha se ishte kthyer në Kosovë më 13 maj 2009 dhe se me t’u kthyer menjëhrerë kishte shkuar te Hysri Rama. Ai më pastaj tregoi se si Hysri Rama në një bisedë të lirë i kishte treguar se do ta vrisnin. “Pas kësaj bisede e kam thirr në telefon Shaban Sylën i afërm i Azem Sylës i kam thënë se ti i ke dhënë paratë për të më vrarë. Rama më pati treguar për këtë ai i pati hapur letrat ndaj meje. Më ka thënë se për t’më vrarë ia kanë dhënë 100 mijë euro. Unë e kam lajmëruar familjen time për këtë. U kam thënë mos keni frikë dhe kam menduar që këtë punë ta zgjidhim sipas Kanunit, sipas traditave”, tha ai. Bllaca ka treguar se si është takuar me Gani Gecin dhe pse e kishte zgjedhur atë t’i tregonte të gjitha. Tha se Geci ishte shef i komisionit parlamentar për inteligjencë dhe i besonte atij. Bashkë me të kishin shkuar për t’u takuar me Adem Salihajn. Ai i kishte sugjeruar që të gjitha ato që i kishte treguar t’i incizonte. Dëshimja e Bllacës do të vazhdojë të martën me marrjen në pyetje nga avokatëtt mbrojtës të Fahredin Gashit.(Bota Sot)


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni