Shtëpi e blinduar për formulën sekrete të Coca-Cola

Formula sekrete e prodhimit të Coca-Cola, nuk do të zbulohet kurrë…të paktën jo për disa vjet.

Kompania zhvendosi për herë të parë në 86 vitet e fundit recetën e prodhimit të pijes, duke e lëvizur atë nga banka “Sun Trust” e Atlantës, drejtë një shtëpie tërësisht të blinduar e ndërtuar posacërisht prej kompanisë “Coca-Cola World”.

Zhvendosja e recetës që përmban formulën magjike është kryer gjatë një “operacioni blitz” dhe është shoqëruar nga një mori personash të armatosur për të shmangur cdo lloj të papriture.

Kompania nuk ka dhënë asnjë komunikatë mbi arsyet e zhvendosjes së vendndodhjes së formulës, e cila kishte që nga vitit 1925 që “strehohej” në bankën “Sun Trust” në Atlanta.

Ruajtja sekret e formulës, për efekte marketingu dhe cilësimi i saj si një “pronë intelektuale” e “Coca-Cola Company”, është një strategji proteksionizmi e aplikuar që nga koha e Robert W. Woodruff, merita e të cilit është ngritja e Coca-Cola nga një kompani në vështirësi financiare në një kompani lider të prodhimit të pijeve freskuese në të gjithë botën.

Woodruff drejtoi Coca-Cola nga periudha e pas Luftës së Parë Botërore, deri në vitin 1954, vit në të cilin u tërhoq nga detyra e tij, duke lënë një traditë për të gjithë pasardhësit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni