“SHERIF”-i i Lugines i cili me kallamoq n’dore e qet nje rroge te Zvicres ne Presheve !?

Nga Ylberi Limani dhe te tjeret  mesojme se ai ne dite shet nga 100 e me shume kallamoq, madje ai paska blere edhe shtepi nga ky biznes i vogel… dhe kjo fare nuk e bregos…Pune vlla s’ka prej ksaj derzhave, me plitike e me dallavere nuk me shkon per dore.. dhe vendosa te shes ne rruge kallamoq, pak vape, por bash edhe n’hazer vallha nuk ka…” rrefen Ylberi per Agjencine “Presheva Jone”.  

 

 

Presheve, 17 gusht

 

Ky person qe po e shifni ne foto e ka emrin Yleber, por  e quajne  ”Sherif” nuk eshte i panjohur sidomos per ata ne Lugine i cili per cdo dite nga 12 ore  cdo kalimtari mund t’i bien ne sy duke shitur kallamoq te pjekur rruges  mes shtepise se kulturers dhe gjimanzit  “Skenderbut”.

 

Ylberi ka punuar ne Zvicer disa vite..por siq thote ai “se atje mu ka ftof dicka..cka po i fiton po t’i marin..Per Zotin njeriu kur don me pune edhe ketu ne  Presheve, ne Kosove vlla e ben Zvicer..ama e kam fjalen per ata qe dojne me punue  e jo per ata qe presin prej vllaznive ne kurbet, apo presin prej qielle mos po e qet sorra ndonje  euro..Une e lash Zvcren me punue ne vendlindje, ngat fmive, ngat prinderve te mi. Ma mire ketu ne atdhe me shit kallamoq se sa ne Wintetur me pune ne bauchtelle…”

 

Nga Yleberi dhe te tjeret dhe mesjojme se ai ne dite shet nga 100 e me shume kallamoq, madje ai paska blere edhe shtepi nga ky biznes i vogel… Dhe kjo pune qe ebene qe sa muaj me radhe fare nuk e bregos…Pune vlla s ka prej ksaj derzhave, me plitike e me dallavere nuk me shkon per dore.. dhe vendosa te shes ne rruge kallamoq, pak vape, por bash edhe n hazer vallha nuk ka…” rrefen Ylberi per Agjencine “Presheva Jone”.

Madje ai ne vazhdim thote se “ ma mire keshtu ne rruge me shit kallamoqa se sa me vjedhe e me u rrugave te nalt e te poshte kafeneve a me punuar dicka Me shit kallamoc fare nuk me vjen turp, me vie turp me ba naj pune te zeze, se sa me mbet gjall me dicka “.

 

Nga disa kliente te tij kemi mesuar se ai gjat kesja vere ka artiur ta ndertoj edhe nje shtepi, duke shitur kallamoq per cdo dite nga 12 ore ne dite ne rruge..saqe tregon edhe fytzra e tij i cili siq na tha duke qeshur…”une  skam nevoje me shkuar ne deti, jam  nxire ketu. Me nuk jam ai Ylberi shumengjyresh, por nga dielli jam nxire, jam bere korb i zi per dite te bardha…”.

 

Ylberit ja bejme perhjar shtepine qe e paska ngritur  duke shitur ne rruge kallamoq ai na tha ne fund te bisedes edhe ate ne vesh, qe t’mos e degjojne kalimtaret..”zoti gazetar mos gabo me shkruar ne gazete se kam ndrequr shtepi nga kallamoci se te nesermen tybe na nxaft rruga me njerez tjere duke shitur kallamoqa, se ju gazetaret nganjehere jeni per hajr e nganjehere per sherr..”

 

Me keto fjale u ndame me Ylberin e Presheves duke i uruar pune te mbare sdhe suskese ne ekt biznes, por e paralajmeruam se do ta presim ne bese dhe do te shkruajme ner agjencine tone per gjitha keto, vetem e vetem per ta treguar si shembull dhe per t i dhene mesim disa te rinjve qe sillen verdalle rrugeve te qytetit dhe kafeneve te cilet ne vend se te punojne marrin te gatshme para nga prinderit apo vllaznia  ne kurbet per te dalur kafeneve apo per ti harxhuar nato  internet, ne fb…..


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni