Shefi i CIA-s: Do të ju përgjojmë nëpërmjet enëlarëses tuaj

Shumë e shumë pajisje personale dhe të shtëpisë që po lidhen me internet, që nga televizioni e deri tek sistemi i zhvendosjes së veturës dhe ndërprerësve të dritës. Drejtori i CIA-s, David Petraeus, nuk mund të presë që të ju spiunojë përgjatë tyre.
Më herët gjatë këtij muaji, Petraeus mendoi rreth emergjencës së “Internetit të Gjërave” – që është, pajisjet me kabllo – në një samit për In-Q-Tel, që është ndërmarrja për kapitalet e CIA-s. “’Shndërrimi’ është një fjalë e tepërpërdorur, por unë besoj që ajo i aplikohet siç duhet këtyre teknologjive,” tha Petraeus i entuziasmuar, “pjesërisht ndaj efektit të tyre në zanatet e fshehta.”

Të gjitha këto pajisje të reja online janë një thesar i paçmuar i të dhënave nëse ju jeni një “person interesant” për komunitetin e spiunimit. Më parë, spiunët duhej të vendosnin një përgjues në llambadar për ta dëgjuar bisedën. Me rritjen e “shtëpive smart”, ju do të dërgoni të dhëna të etiketuara, të gjeolokalizuara që një agjenci spiunimi mund të ndërmjetësojë në kohë reale kur ju e përdorni aplikacionin për ndriçim në telefonin tuaj për të ndryshuar ambientin e dhomës tuaj të ndejës.

“Gjërat me interes do të lokalizohen, identifikohen, vëzhgohen dhe së largu të kontrollohuen përgjatë teknologjive si identifikimi me radio-frekuencë, rrjetet me senzorë, serverët e vegjël të vendosur dhe vjelësit e energjisë – të gjitha të lidhura me gjeneratën e ardhshme të internetit që përdor informatikë të bollshme, me çmim të ulët dhe rrymë të fuqishme,” tha Petraues, “së fundi tani duke shkuar në informatikën cloud, në shumë fusha më të shkëlqyera dhe superinformatikë më të shkëlqyer, dhe, së fundi, duke dalë në informatikën kuantike.”

Petraeus tregoi që këto pajisje të spiunimit “ndërrojnë përkufizimet tona të fshehtësisë” dhe paraqesin një mendim të ri të “përkufizimeve tona të identitetit dhe fshehtësisë”.

CIA ka mjaft shumë kufizime ligjore kundër përgjimit të qytetarëve amerikanë.

Disa legjislatorë kanë rritur alarmimin se as lehtë është për qeverinë që të ju përgjoj nëpërpmjet telefonit ose PlayStation-it tuaj.

Ky nuk është shfrytëzimi i vetëm që e përmend Petraeus. Ai është i interesuar në krijimin e identiteteve të reja online për spiunët e tij të fshehtë – dhe duke i larguar “gjurmët digjitale” të agjentëve të cilët papritmas duhet të zhduken./pcworldlabanian


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni