Shaqiri zgjedh nr.17 që korespondon me datën pavarësisë së Kosovës

Zyrtarizimi i kontratës me talentit shqiptar, Xherdan Shaqiri dhe Bajern Mynih ka entuziazmuar edhe vetë protagonistin me origjinë nga Gjilani.

Mesfushori tha se kalimi tek skuadra bavareze është realizimi i një ëndrre, por ai do të sillet si një profesionist në Ligën e Kampionëve, kur skuadra e tij aktuale, Bazel do të përballet me skuadrën gjermane.

“Ky transferim për mua është një ëndërr, është dicka e pabesueshme. Me skuadrën e rekordeve në Gjermani dua të fitoj sa më shumë trofe, më shumë se sa kam fituar tek Bazeli. Me Bajern mund të fitoj edhe titullin e Ligës së Kampioneve, një trofe të cilin e kam ëndërruar gjithmonë. Unë dua të tregoj vlerat e mia te klubi bavarez, e di që ka konkurencë dhe jam i gatshëm për këtë sfidë. Jam kërkuar nga gjysma e klubeve të Europës dhe në 2-3 vitet e fundit është shkruajtur shumë rreth largimit tim nga Bazel, por tani jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një klubi të madh si Bajerni. Për mua kjo skuadër është numri 1 në Europë dhe gjithmonë kam ëndërruar të luaj atje”, tha talenti kosovar që luan për kombëtaren e Zvicrës.

Fanela që do të mbajë blerja e re e Bajern do të jetë ajo me numrin 17, që korespondon edhe me datën pavarësisë së Kosovës. Fanela bavareze e Shaqirit me numrin 17 ka dalë tashmë në shitje në Gjermani dhe Zvicër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni