Shaqiri, lideri i ri i Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është i gatshëm të merr detyrën e liderit te përfaqësuesja zvicerane për ta drejtuar atë drejt botërorit të vitit 2014.

Trofeu i fituar në fundjavën e kaluar i ka dhënë motiv shtesë futbollistit shqiptar të përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Ai tani mëton të shndërrohet në lider të ekipit përfaqësues. “Unë dua t’i ndihmojë futbollistët e rinj në përfaqësuese”, ka thënë fillimisht Shaqiri. Ky i fundit edhe pse është vetëm 20 vjeç duket se e ka pjekur përvoja edhe në ekipin përfaqësueses. “Xhuxhi Maxhik”, siç e thërrasin në Zvicër, për herë të parë për ekipin e këtij shteti kishte luajtur para dy vitesh, por kalimi te gjiganti i futbollit gjerman, Bayern Munchen i ka dhënë zemër atij. Në një intervistë nga tabloidin zviceran Blick, para ndeshjes miqësore që Zvicra e kishte me Kroacinë, Shaqiri tha se dëshiron të provojë vetën si lider të përfaqësueses. “Unë tani jam pjesë e një klubi të madh siç është Bayern Munchen. Këta lojtar janë të rinj dhe unë dua të jap kontributin tim për t’i ndihmuar ata. Qëllimi ynë është të inkuadrohemi në kampionatin botëror që do të mbahet në Brazil në vitin 2014”, ka thënë më pas Shaqiri. Ky i fundit më pas ka folur edhe për ekipin e tij të ri. Shaqiri tha se nuk i frikësohet konkurrencës në ekipin e Bayernit edhe pse aty ka emra të mëdhenj si Ribery, Robben, Kroos etj. “ Çdo lojtarë mund të luftoi për një vend në formacion. Është e rëndësishme që një futbollist të jetë në gjendje që të luftojë për pozitën që kërkon. Unë vazhdimisht e bëjë këtë, edhe nëse mundësitë janë tejet të vogla. Ju keni për ta parë këtë, por më duhet ët hem se nganjëherë më duhet edhe të ulem në bankinë. Shikoni vetëm te Bayerni kemi tre sulmues shumë të mirë të tipit të njëjtë, si Mario Gomez, Mario Mandzukic dhe Claudio Pizarro. Të gjithë këta luftojnë për një pozitë por është e kuptueshme të jetë një konkurrencë e tillë pasi duam që të fitojmë trofetë”, u shpreh Shaqiri më pas. Shaqiri ndër të tjera ka treguar se ende nuk e njeh mirë qytetin e Munihut por se më shumë i pëlqejnë vendet e qeta, derisa ka përsëritur se
mund të luajë në çdo pozicion të mesfushës që i beson trajneri.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni