SHAIP KAMBERI: Lugina e Preshevës, “zorrë qorre” e Kosovës

“Ne kërkojmë reciprocitet  në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe kjo mund të realizohet nëse Prishtina arrin ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për krijimin e standardeve unike në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.  Pradnaj, Lugina e Preshevës po mbetet  “zorrë qorre” e Kosovës. Do të ishte e patolerueshme që serbëve t’i njihen të drejta mbi parimet e përcaktuara nga BE për komunitetet e tjera, ndërkohë që neve, Serbia na mohon edhe ato të drejta që i ka të deklaruara në legjislaturën e vet. ..” ka deklaruar ne nje interviste kryetari i PVD-së për Bujanoc z.Shaip Kamberi ish-kyretar i komunës së Bujanocit » në intervistën dhënë sot agjencisë informastive kombëtare « Presheva Jonë »

 

 

Bujanoc, 27 gusht

 

Presheva Jonë : Z.Kamberi fillimisht si e vlerësoni situtën në Luginën e  Preshevës ?

 

Sh. Kamberi : Pozita politike e shqiptarëve paksa ka ndryshuar në 10 vjetët e fundit, kryesisht për shkak të mungesës politike në qeveritë e Beogradit për të ndërmarrë diçka serioze në drejtim të krijimit të stabilitetit afatgjatë në rajon.  Kjo politikë ka për pasojë qoftë mungësën e inkuadrimit të shqiptarëve nëpër institucionet shtëtërore – jo vetëm proporcionalisht me pjesmarrjen e shqiptarëve në popullatë, por, mjerisht kemi institucione të cilat shqiptarët as simbolikisht nuk janë të përfshirë – qoftë pagatishmërinë për dhënien e çfarëdo impulsi për zhvillim ekonomik, apo qoftë edhe me mbajtjen e vazhdueshmë të rajonit në masa të jashtëzakonshme –që dëshmom prezenca e xhandarmerisë në Luginë të Preshevës dhe aksionet e tyre spektakolare.

 

 

 

Është e patolerueshme që serbëve t’i njihen të drejta mbi parimet e përcaktuara nga BE, ndërkohë që neve, Serbia na mohon edhe ato të drejta që i ka të deklaruara në legjislaturën e vet ?!

 

Presheva Jonë : Mendoni se Lugina  e Presheves kesaj radhe domsodo duhet te inkaudrohet ne bisedimet e reja mes Prishtnës dhe Beogradit, nese jo, mund të ketë pasoja për rajonin?

 

Sh. Kamberi : Pozicioni politik i shqiptarëve të Luginës është qartë i shprehur me dokumentet e aprovuara  nga Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë. Ne kërkojmë reciprocitet  në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë dhe kjo mund të realizohet nëse Prishtina arrin ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për krijimin e standardeve unike në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.  Pradnaj, Lugina e Preshevës po mbetet  “zorrë qorre” e Kosovës. Do të ishte e patolerueshme që serbëve t’i njihen të drejta mbi parimet e përcaktuara nga BE për komunitetet e tjera, ndërkohë që neve, Serbia na mohon edhe ato të drejta që i ka të deklaruara në legjislaturën e vet. Prandaj, mednoj se nga fakti se si do të zgjidhet çështja e reciprocitetit varet edhe statusi ynë politik në Luginë të Preshevës.

 

 

Presheva Jonë :  Bujanoca po i ben gati 100 ditë me një garniturë të re udhëheqëse qe disa poe qujanë si multietnike..mendoni se ky pushtet do tëshkoj gajtë, do të  ketë suksese në realzimin  e amicieve të shqiptarëve  në Bujanoc duke filluar nga papunësia deri tek arsimimi dhe realizimi i te drejtave kombëtare në ketë komunë ?

 

 

Sh. Kamberi : Së pari ju vetë e potenconi se ky pushtet është multietnik, prandaj, as  të mos mendohet se në plan të parë i ka ambiciet e shqiptarëve, së paku jo në planin politik. Besoni ju se ky pushtet, në Kuvendin komunal, do të aprovojë ndonjë Deklaratë për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë? Unë jo. Së dyti është interes edhe i opozitës të hapen ato dy mijë vende pune të premtuara në fushatën zgjedhore, dhe ne do të mëbështesim çdo iniciativë serioze në atë drejtim. Por, duhet të jemi realist. Në kushtet kur gjithë BE ndodhet në krizë financiare, kur Serbia, siç parashikojnë analistët, gjendet para bankrotit, jo që ne e dëshirojmë, por logjikisht shtrohet pyetja prej nga ai kapital për gjithë ato vende pune? Prandaj, premtimet e fushatës gjedhore  mbeten një fluskë sapuni e  cila është shitur në stilin e një thënie të Makiavellit : “Njerëzit janë aq naiv e aq u binden nevojave prezente  sa që, ai i cili mashtron, gjithmonë do të gjejë të atillë që lejojnë të mashtrohen”

 

 

Pas akuzave te Nagip Arifit ne emer timin, provohet  të arrihet shfajsimi për debimin e 18 shqiptarëve nga puna – si pasojë e diferencimit ideopolitik, gjoja për tejkalim të buxhetit, ndërkohë që përafërsisht janë punësuar po aq nga partia e kryetarit aktual ?!

 

 Presheva Jonë :  Në nje interviste per “Presheva jone”  kryetari i ri i Bujanocit ka hedhuer një breshëri akuzash ndaj ish-drejtuesve të komunes, pikerish ndja jush…Sa qendrojnë ato akuza z.Kamberi dhe pse ato akuza nuk u thanë sa ishit ju në pozitë ?

 

Sh. Kamberi : Sa herë që nuk mund të realizosh ate që ke premtuar, arsyetimin e gjenë te krijimi i fajtorëve dhe armiqëve të jashtëm. Prapa këtyre akuzave tentohet të arrihet shfajsimi për përjashtimin e 18 shqiptarëve nga puna – si pasojë e diferencimit ideopolitik, gjoja për tejkalim të buxhetit, ndërkohë që përafërsisht janë punësuar po aq nga partia e kryetarit aktual, edhe atë pa konkurs, pa përvojë profesionale, në të njëjtat vende pune të cilat janë konsideruar tepricë. Në këto ditët e kaluara pushteti aktual të vetmen punë që e ka baërë është hakmarrja ndaj shqiptarëve që i përkasin  grupit opozitar PVD, LPD dhe UDSH. As edhe një serb nuk është përjashtuar nga puna. Pyetjes tuaj po i përgjigjem më një pyetje tjetër : A është e mundur që zv/kryetari komunës, i cili ka marrë rrogën më të lartë në komunë, për katër vjet me radhë nuk ka ditur çka po zhvillohet aty !!!? Prandaj, tendenca për tu shfajsuar duke « krijuar » armiqë të jashtëm është tendencë mjerane dhe pasojë e paaftësisë së një garniture politike për t’i realizuar ato që, në formën e premtimeve, i ka plasuar në fushatën zgjedhore. Kjo nuk është e drejtë në radhë të parë ndaj asaj antarsie e cila e ka votuar atë projekt.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni