Sot, rreth ores 14:30 Serbia sapo ka “promovuar” mbi vendbanimet shqiptare ne brezin kufitar me Kosoven, ne Medvegje, Bujanoc dhe Presheve aeroplanet luftarak. Bhetr fjale per 4-5 aeroplan “J-22 orao” te dhurura dite me pare nga Bjellorusia, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Serbia me avion luftarak ne Kufi me Kosovën tregon dhembet. Deri tash asnje reagim nga Presheva

Nje “parade” e tille ka shqetësuar qytetaret e Lugines se Preshevës, sidomos te semuret neper spitale dhe nenat shtatëzena si dhe nxenesit ne shkolla ku ne ato kohe zhvillojme mesimin.

Qytetaret  e shqetesuare i kane deklaruar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se “aeroplanet luftarak jane pare zhag per toke qe as ne kohen e luftes nuk i kemi parë keshtu, mbi qatite e shtëpive. Por,  shyqyr Zotin qe skem ketu godina disa kateshe se kishte mundur t’i rrezonte aq afer fulutroin ata…drejt kufirit me Kosovë.”

Ndryshe, Kryetari i Bashkisë së Preshevës, Shqiprim Arifi, sapo ka reaguar pas lajmit tek agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke thene se aeroplanët serbë fluturuan në hapësirën ajrore në “kufirin midis Kosovës dhe Serbisë”

Serbia me avion luftarak ne Kufi me Kosovën po tregon dhembet, kane then qytetaret e frikësuar q emabnin femijet per dore ne qytet. Deri tash asnje reagim nga Presheva. Pamje, aeroplanet luftarak “defile” mbi qiellin e Presheves…

Do shtuar se Serbia po vazhdon të armatoset dhe të modernizojë aviacionin e saj, duke përfshirë edhe aeroplan modern nga Rusia dhe Bjellorusia. Javën e kaluar nga Bjellorusia janë porositur 15 aeroplan të tipit MIG-29, të cilët janë duke u përpunuar me teknologjinë e re të sistemit të radarëve dhe atë të armatimit. Po ashtu nga Bjellorusia , Serbia ka blerë dy sisteme raketore mobile të cilat mund të ndahen në 16 vende të ndryshme.

 https://www.facebook.com/PreshevaeJona/videos/2116450061934604/
SHPËRNDAJE