Rusia fituesja e parë në “Euro 2012”

Rusia ka regjistruar fitoren e parë në kampionatin evropian, i cili filloi sot me ndeshjen, Polonia dhe Greqia. Ata mundën Çekinë me rezultat 4:1.

Dzagoev në minutën e 15-të, zhbllokoi rezultatin duke sjellë Rusinë në epërsi në çerekun e parë të kësaj përballje. Më parë Kerzhakov mirë kishte harkuar në zonë të rreptësisë, deri te shënuesi i golit të parë, i cili më pas tundi portën e portierit, Cech.
Vetëm pas tetë minutave, Shirokov shënon golin e dytë për Rusinë, duke paralajmëruar çekët se do ta kenë të vështirë në këtë takim. Meritë e këtij goli ishte edhe Arshavin, goditja e të cilit përfundoi në shtyllën e portierit të mposhtur të Chelseas, ndërkaq topin e dëbuar e shfrytëzoi Shirokov, që me goditje të fuqishme u shënua në listën e realizatorëve.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, ndërkaq me të filluar 45 minutat e dyta, Çekia filloi furishëm drejt portës ruse. Si rrjedhojë e lojës më të mirë, kryesisht në mesfushë, ia dolën të ngushtojnë rezultatin në minutën e 52-të. Sulmuesi i rrezikshëm, Pilar mirë iu shmang kurthit të pozitës jashtë loje nga mbrojtësit e Rusisë dhe me elegancë e kalon edhe portierin Malafeevm, për të plasuar topin në rrjetën ruse, 2:1.
Dzagoev sërish shënohet në listën e realizatorëve, ai mirë shfrytëzoi asistimin Pavluchenkos, dhe me të pranuar topin me goditje të saktë shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Rusinë.

Pavluchenko, që kishte asistuar në golin e tretë, tregoi formën e tij edhe në minutën e 82-të, duke dëshmuar se e meriton vend si titullar, ai shënoi golin e katërt për Rusinë,me goditje të saktë pas një sllallomi që bëri brenda zonës së rreptësisë që i takoi Çekisë

Rusia – Çekia 4:1 (2:0)

Stadiumi Mijeski nw Wrocław
Shikues: 42. 700
Gjyqtar: Webb (Angli)
Shënues: Dzagoev (15’, 79’), Shirokov (24’), Pavlyuchenk (82’) – Pilar (52’)

Rusia: V. Malafeev, A. Anyukov, A. Berezutski, S. Ignashevich, Y. Zhirkov, R. Shirokov, I. Denisov, K. Zyryanov, A. Dzagoev ( Kokorin), A. Kerzhakov (Pavlyuchenko), A. Arshavin

Çekia: P. Cech, G. Selassie, R. Hubnik, T. Sivok, M. Kadlec, J. Plasil, P. Jiracek (Petrzela), V. Pilar, T. Rosicky, J. Rezek (Hubschman), M. Baros (Lafata).

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 5-6
Gjuajtjet pranë porte: 10-7
Posedimi i Topit: 49% – 51 %
Goditjet nga këndi: 3-5
Pozitat jashtë loje: 2-4
Ndërhyrjet e Palejuara: 14-14


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni