Një adoleshente Yazidi është mbajtur si skllave seksi nga militantët e grupit terrorist ISIS. Ajo thotë se ishte rrëmbyer nga britaniku i famshëm xhihadisti Xhon

xhon_1462194593-7435788Nihad Barakat tha se njeriu që e torturoi seksualisht ishte xhihadisti Xhon, i cili ishte shtetas britanik.

Ajo gjithashtu rrëfen se ISIS i kishte rrëmbyer edhe 27 anëtarët e familjes së saj dy vite më parë dhe i kishin dërguar ata në Sinjar, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka rrëfyer për torturën që ia kishin shkaktuar militantët e ISIS, ishte rrahur, dhunuar dhe më pas u detyrua të martohej me një militant të grupit gjatë kohës që ishte në Siri.

Tani, në një intervistë, ajo ka zbuluar për herë të parë emrat e luftëtarëve që e kishin nënshtruar dhe e kishin shtyrë ta përjetonte atë përvojë të tmerrshme.

Barakat tha se burri i parë që e kishte detyruar atë të martohej ishte ekstremisti i quajtur Abdul Salam Mahmoud, që sipas saj, ai ishte shtetas australian, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, sipas raporteve të shërbimit sekret, Abdul Salam Mahmoudi ishte vrarë gjatë një konflikti në Siri.

Pas vdekjes së tij, Barakat rrëfen se si kishte dashur të arratiset nga vendi, mirëpo ajo u kap në afërsi të Kirkukut në Siri.

“Kur ata më kapën në Kirkukut, ata më dërguan në Mosul, tek një udhëheqja tjetër, i quajtur Edu Dhar”, ka treguar Barakat, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Tani, shërbimet sekrete janë në hetim të emrit të Edu Dhar. Ende nuk dihet saktësisht prejardhja e tij, mirëpo, ai besohet se ende vepron në Siri.

SHPËRNDAJE