U pa qartë në fushë kur realizoi dy golat ndaj Granadas. Cristiano Ronaldo nuk festoi për asnjë moment dhe lidhur me sjelljen e tij, ylli i Realit u pyet menjëherë pas ndeshjes nga gazetarët.

“Jam i trishtuar për shkak të një çështje profesionale dhe klubi e di mirë. Kjo është arsyeja pse nuk festova për golat. Nuk ka të bëjë me çmimin e UEFA-s që mori Iniesta dhe nuk dua të flas më për këtë gjë. Tani dua të fokusohem te kombëtarja portugeze”, deklaroi Ronaldo, duke refuzuar të japë detaje për atë që e shqetëson.

SHPËRNDAJE