Futbollisti i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, është në lidhje serioze me manekinen ruse Irina Shejk.

Ai ka caktuar martesën për datën 12 korrik të vitit të ardhshëm në Portugali, 11 ditë pas përfundimit të kampionatit evropian në futboll.

Ronaldo kishte njohur Irinën derisa punonin në kampanjën për “Armani”.

Kohë më parë ai ka njoftuar manekinen ruse me prindërit e tij, pas të cilës ka caktuar datën e martesës.

SHPËRNDAJE