Fillimisht kuvendi miratoi dorëheqjen e Riza Halimit nga posti i këshilltarit për shkak të mandatin e deputetit që ka aktualisht i zëvendësuar nga  Ahmet Hyseni nga radhët e PVD-së. Ndihmësdrejtor i shtëpisë së shendetit zgjidhet Gjelbrim Behluli, mjek stomatolog, njofton agjencia infortmative “Presheva Jonë”

 

PRESHEVË: KUVENDI MIRATOI REBALANSIN E BUXHETIT

Preshevë,27 shtator

Në Preshevë është mbajtur mbledhje e Kuvendit Komunal të Preshevës në të cilën janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës me rëndësi jetike për popullatën e komunës së Preshevës. Në mbledhje pos kryetarit të kuvendit z.Ramiz Latifit, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa. Mbledhja, si zakonisht filloi me debate të ashpra mes këshilltarëve të partive opozitare dhe të këshilltarëve të pozitës. Pas miratimit të rendit të ditës  nga këshilltarët e kuvendit, filloi diskutimi lidhur me pikat e rendit të ditës.

 

Fillimisht kuvendi miratoi dorëheqjen e Riza Halimit nga posti i këshilltarit për shkak të mandatin e deputetit që ka aktualisht. Këshilltarët miratuan dorëheqjen e Halimit dhe në vend të tij kuvendi miratoi mandatin e ri të këshilltarit Ahmet Hyseni nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik. Më pas,këshilltarët me tone të ashpra vazhduan diskutimet rreth miratimit të rebalancit të buxhetit ne komunën e Preshevës i cili ka qenë më se e nevojshme të miratohet për shkak të kërkesave që dalin nga punët e Kuvendit komunal të Preshevës.

 

Dr.Gjelbrim BEHLULI, stomatolog zv.drejtor i ri i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë

Pika tjera të rendit të ditës ishte edhe shkarkimi i sekretarit të Organizatës për Kulturë Fizike në Preshevë si dhe debat tjetër ishte edhe shkarkimi i ndihmësdrejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë që gjer tani kishte ushtruar këtë detyre Ramiz Latifi, i cili për shkak të postit të kryetarit të kuvendit është larguar nga ky post me qëllim të mos bie në konflikt interesi dhe në vend të tij si ndihmësdrejtor zgjidhet dr.Gjelbrim Behluli, mjek stomatolog. Në kuvend u diskutua edhe për problemet më të reja që kanë lindur për studentët tanë që studiojnë në republikën e Maqedonisë pushteti i  i cili kërkon që studentët të posedojnë viza poseduese për qëndrim në Republikën e Maqedonisë që dukshëm ka vështirësuar shkollimin e mëtutjeshëm në këtë shtet.

 

Këto viza duhen të sigurohen në Beograd që lypset një angazhim tejet i madh për tu siguruar këto viza dhe u shtrua domosdoshmëri që të takohen me organet zyrtare të Maqedonisë që të bëjnë lëshime për qëndrim të studentëve tanë .

 

Sido që të jetë,mbledhja e sotme e kuvendit komunal kaloi ashtu siç është paraparë dhe me vota të shumicës u miratuan pikat e rendit të ditës. Theksojmë se punët e këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Preshevës paguhen me një paushall prej 12 mijë dinarëve .a. i.

SHPËRNDAJE