Rinia e “Vatrës” përkujtonë themeluesin e saj, Njazi Kadriun

Sot, kryesia e rinisë së shoqatës “Vatra”,së Bashku me Mustafë Shaqirin nga kryesisa e “Vatrës”me rastin e përvjetorit të vdekjes së themeluesit dhe ish kryetarit të saj,  Njazi Kadriu, e nderuan  duke bërë homazhe pranë varrit të tij. Ata, njëherit u zotuan se së bashku  do të vazhdojnë rrugën e drejtë të cilën ai e filloi, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Gjilan, 4 tetor

Me këtë rast nënkryetari i rinisë, Shkelzen Agaj shpalosi kujtime nga puna e përbashkët që kishte pasur rinia e “Vatrës” me ish kryetarin Njazi Kadriu. Ai ndër të tjera theksoi: “Kur të gjithë vrapuan pas favoreve dhe pushtetit ai ishte shembull i ndjekjes së një rruge të drejtë dhe të sinqertë në mbrojtjen e interesave kombëtare. Ai i dha shumë Atdheut duke mos kursyer as jetën e tij, ai nuk kishte asgjë para. Ëndrra e tij ishte që rinia të ishte bartëse e proceseve të mëdha kombëtare siç kishte qenë gjithmonë  gjatë rrugëtimit të saj në kthesa të caktuar historike për popullin shqiptar. Pikërisht kjo ëndërr e tij bëri që edhe ta përkrahë rininë e sotshme në përgjithësi dhe rininë e “Vatrës” në veçanti, sepse e sotmja dhe nesërmja është e saj. Ajo edhe sot duhet të marrë mbi supet e veta ndryshimet dhe   proceset e ndryshme, posaçërisht edhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në përgjithësi. Ne,  të gjithë duhet të ndihemi krenar dhe të përgjegjshëm në rrugën të cilën ai e fillojë, dhe gjithsesi  jemi duke u munduar që të vazhdojmë më tutje,  tha nënkryetari Agaj.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni