ZULFIU: Komuna e Preshevës ka dështuar me mirmbajtjen dhe pastrimin e qytetit

Unioni Demokratik Shqiptar në konferencën e sotme për media ka analizuar situatën e jashtëzakonshme në vend , duke konsideruar të dështuar shtabin komunal për situata të jashtëzakonshme, njofton RTP

Preshevë, 14 shkurt/AIK-Presheva Jonë

Sipas kryetarit të UDSH-së Rami Zulfiu ky është një menaxhim I dështuar I organizimit për stinën e dimrit. Ai ka akuzuar kompanitë e pastrimit , që sipas tij janë zgjedhur pa kritere. Ata thanë se rrugët në drejtim të fshatrave janë të kalueshme, por gjendje e rëndë është në malësinë së Preshevës që sipas tyre ende shumë fshatra në këtë pjesë janë të izoluara. Ndërkaq kryetari i degës në Preshevë Naser Haziri ka paraqitur listën e fshatrave që sipas tij janë në gjendje më të rëndë. Ai ka akuzuar ndërmarrjen e rrugëve nga Vranja për mos pastrimin e rrugës kryesore gjegjësisht magjistralen Preshevë –Gjilan. Një akuzë tjetër iu është adresuar edhe policisë e cila nuk ka ndërmarr masa për largimin e automjeteve nga trotuaret. Kryetari i UDSH-së dega në Preshevë Naser Haziri ka paraqitë edhe konkluzionet e kryesisë. E në pyetjen tonë se a ka zhvilluar UDSH-ë ndonjë aktivitet në këtë situatë të jashtëzakonshme , në ndihmë të qytetarëve Haziri tha se një veprim të tillë nuk e kanë bërë, dhe njëherit ka akuzuar partitë politike për aktivitete e tyre në shpërndarjen e ndihmave , duke konsideruar fushatë parazgjedhore. Në fund të konferencës ata thanë se me rastin e 1 dhe 2 marsit të referendumit të vitit 1992, do të kërkojnë mbajtjen e një seance të tre kuvendeve , për të analizuar gjendjen aktuale dhe për të vlerësuar efektin e referendumit në këtë situatë e sidomos kur serbët e veriut do të mbajnë referendumin e tyre.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni