RAGMI MUSTAFA, merr besimin për kryetar të komunës së Preshevës edhe për katër vjet

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Ramiz Latifi ka propozuar për kryetar komunë z.Ragmi Mustafa dhe zëvendësin e tij Skender Destanin, ndërkaq , prefekti aktual Ragmi Mustafa pastaj propozoi këshillin komuna në bazë të marrëveshjeve paraprake të koalicionit qeverisës të komunës së Preshevës, nkofton agjencia informative kom,bëtare “Presheva Jonë”

Preshevë,15 qershor

Kuvendi komunal i Preshevës sot ka zgjedhur kryetarin, gjegjësisht prefektin e Preshevës,zëvendës kryetarin dhe Këshillin Komunal. Mbledhja e sotme zhvilloi punët në mënyrë normale me përjashtim të opozitës s PVD-së dhe UDSH-së që kundërshtonin çdo propozim që vinte nga pozita. Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Ramiz Latifi ka propozuar për kryetar komunë z.Ragmi Mustafa dhe zëvendësin e tij Skender Destanin, ndërkaq , prefekti aktual Ragmi Mustafa pastaj propozoi këshillin komuna në bazë të marrëveshjeve paraprake të koalicionit qeverisës të komunës së Preshevës. E pakënaqur më këtë mbledhje ishin këshilltarët e PVD-së dhe të UDSH-së të cilët lëshuan mbledhjen,duke thënë se po veprohet në kundërshtim me ligjin në zgjedhjen e zëvendëskryetarit të komunës së Preshevës.

Në vazhdim të mbledhje u kërkua që të votohet kryetari komunës së Preshevës,i vetmi kandidatë Ragmi Mustafa i PDSH-së me ç’rast  pas numrit të votave , me 22 vota për , zgjidhet kryetar, po ashtu edhe Skender Destani mori po aq vota. Kuvendarët sot zgjodhën edhe Këshillin komunal në këtë përbërje : Ilir Sadriu,ing, Llukaman Salihu,prof,  Arif  Ibishi,prof, Xhevat Fazliu,punëtor, Agim Dalipi, jurist,  Islam Isufi, magjistër i kimisë,  Ymer Lutfiu, ekonomist, Agim Kadriu, Naser Sadiku, dhe Ilir Saqipi. Votimi i sotëm u zhvillua pa prezencën e opozitës.

 

Në fjalën përshëndetëse kryetari i porsazgjedhur Ragmi Mustafa,falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë dhe tha se  në vazhdim do të bashkëpunoj me të gjithë këshilltarët për të mirën e popullatës së  Preshevës

Avni Jusufi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni